E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehn:Zgjedhjet kusht për integrimin në BE

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian Olli Rehn ka porositur politikën shqiptare të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme nëse kërkon të integrohet në BE. Rehn ka folur për Shqipërinë gjatë një tryeze të rrumbullakët kushtuar anëtarësimit të Kroacisë në BE që u mbajt në Bruksel. Rehn ka përsëritur se zgjedhjet në Shqipëri janë kusht kritik për gadishmërinë e vendit për afrimin e mëtejshëm me BE-në.Sipas Rehnit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kushti më i rëndësishëm që duhet të plotësojë edhe Maqedonia në mënyrë që të shpresojë për çeljen e negociatave për anëtarësim me BE-në. Komisioneri për zgjerim ka folur edhe për anëtarësimin e reja në Union, duke theksuar se Bashkimi Evropian do të shqyrtojë me kujdes kërkesën e çdo vendi ballkanik për tu anëtarësuar në BE."Para se t'i hapet dera një vendi nga Ballkani", sipas Rehnit, "Bashkimi Evropian së pari do të shqyrtojë me kujdes të gjitha kontestet dhe problemet që ai vend ka me fqinjët".Vetëm pak ditë më parë kryeministri shqiptar Berisha konfirmoi se Shqipëria do të aplikojë për vend kandidat në Bashkimin Evropian, brenda presidencës Çeke, që do të thotë brenda muajit qershor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›