Mallakaster, ne pranga dy vjedhes automjetesh

Mallakastër, 4 mars, 12:39, NOA - Robert Lamçe dhe Ledian Gërbi janë vënë në pranga të policisë mallakastriote pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur një automjet tip Wolsvagen.
Autorët pasi janë marrë në pyetje prej oficerit të policisë gjyqësore kanë pranuar se janë autorë të vjedhjes jo vetëm të automjetit në fjalë që po bënin gati për të vjedhur, por kanë vjedhur dy automjete të tjera një Benz-Mercedes dhe një tjetër automjet tip Wolsvagen golf.
Sipas burimeve zyrtare të policisë mallakastriote mësohet se ka qenë një telefonatë anonime e bërë në orën tre të mëngjesit ku një shtetas ka parë se dy persona po mundoheshin që të hapnin derën e një automjeti tip Wolsvagen Golf në lagjen “8 shkurti” të qytetit Ballsh.
Menjëherë policia ka nisur uniforma blu, por vjedhësit të cilët po përgatisnin vjedhjen e automjetit i kanë pikasur dhe kanë tetntuar që të largoheshin.
Ata kanë mundur që të ikin vetëm pak metra dhe janë kapur prej policëve.
Fillimisht ka rënë në pranga 23 vjeçari Ledjon Gërbi.
Ai pasi është marrë në pyetje ka treguar edhe bashkëpunëtorin e vet Robert Lamçen, 27 vjeç i cili ka qënë një herë më parë i dënuar.
Që të dy të rinjtë janë banorë të qytetit Ballsh.
xh.b/NOA