E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli-Sanader:Shqipëria e Kroacia bashkë në anëtarësimin në NATO

"Shqipëria dhe Kracia do të kapërcejnë problemet dhe do të jenë bashkë në anëtarësimin me të drejta të plota në NATO dhe në 60 vjetorin e kësaj aleance".Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit kroat Ivo Sanader pas takimit me kryeparlamentare Jozefina Topalli. Sipas tij, pas anëtarësimit në Aleancën Euroatlantike për Shqipërinë dhe Kroacinë do të jetë edhe më e lehtë rruga drejt Bashkimit Europian. Ndërsa kryetarja e parlamentit Topalli u shpreh se "Delegacionet e Kroacisë dhe Shqipërisë do të jenë bashkë në Strasburg dhe Kelht. Sipas saj, bashkëpunimi mes dy vendeve pas kësaj ngjarje të jashtëzakonshme do të kalojë në një stad të ri .Duke u ndalur në procesin e integrimit në BE, kryetarja e Topalli tha se fakti që Kroacia është në prag të Marrëveshjes së anëtarësimit në BE, është një ngjarje e madhe jo vetëm për Kroacinë, por edhe për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e rajonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›