Kapet me 5 grame kanabis, ndalohet nga policia

Korçë, 4 mars, 12:00, NOA – Forcat e policisë së Korçës kanë kapur në flagrancë
22-vjeçarin Dorjan Sako, banues të këtij qyteti pasi nga një kontroll i organizuar nga specialistët përkatës iu gjend dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale në xhepin e tij një qese plasmasi me madhësinë e asaj të paketes ku brenda saj kishte një sasi bime me ngjyrë jeshile, e thatë si ajo e llojit “Cannabis Sativa” me peshë 5 gr.
U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
n.e/NOA