E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashar al Assad i kthen sytë nga Kina

Gazeta Shqip

Boutaina Shaban

Një i dërguar i presidentit sirian, Bashar al-Asad, do të qëndrojë në Pekin për të biseduar me zyrtarët atje rreth situatës në Siri.

Ministria e Jashtme kineze ka bërë të ditur se Boutaina Shaban do të takojë ministrin e Jashtëm, Jang Jieçi, në kuadër të përpjekjeve të Kinës për të promovuar zgjidhje politike të konfliktit në Siri”. Kina u ka vënë veto rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër regjimit të Asadit.

Ndërkohë, sot në Siri pritet të arrijë shefja për ndihma humanitare e OKB-së, Valeri Amos, për të vlerësuar rrjedhën e ndihmave emergjente. Rreth dy milionë civilë sirianë thuhet të jenë prekur nga kriza, ndërsa një milion të tjerë kanë braktisur shtëpitë.

14 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Bashar al Assad i kthen sytë nga Kina burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›