Policia merr në pyetje Erges Xhaxhin, tregon për dyshimin se po përgjoheshin
Autori i Lajmit: red.
Për 24 orët e kaluar, hetues të çështjes kanë marrë në pyetje, Ergest Xhaxhin që ishte bashkë me Dritan Dajtin në momentin që ndodhi tragjedia dhe Ergest Karolin që ka ndihmuar të shumëkërkuarin ti shpëtojë policisë për 6 vite. Ata kanë treguar tepër detaje për policinë, çka do të ndihmojë këta të fundit për të rënë në gjurmë dhe të pjesëtarëve të tjerë të organizatës së Dritan Dajtit. Ergest Xhaxhi është treguar tepër i rezervuar në dhënien e detajeve për jetën e Dritan Dajtit por ai ka treguar vetëm lëvizjet e fundit të tij. Ergest Xhaxhi ka treguar edhe minuat kur ndodhi ngjarja e 7 gushtit. Ai është shprehur, se Dritan Dajtit i kishin lindur dyshime se po përgjoheshin ndaj dhe kontrolluar disa herë telefonin e tij për të verifikuar dyshimin. Komunikuam edhe me njeri-tjetrin në makinë për të verifikuar dyshimin, gjithashtu dhe po shikonim rrotull për pranin e policisë. Nëse në vendin ku do shkonim do të kishte policë, atëherë kuptohet që ishim përgjuar”. Kështu ka deklaruar, Erges Xhaxhi, shoferi i Dritan Dajtit gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit në qelitë e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit. Sipas tij, dyshimet për përgjime telefonash dhe survejim në distancë kishin lindur pak kohë më parë, ndërsa kishin vënë re lëvizje njerëzish të dyshimtë nëpër zonat që ata frekuentonin. Madje, edhe pak sekonda para momentit të përplasjes me armë me policinë ata kishin parë persona të dyshimtë, që ishin afruar në rrugicat përballë pallatit ku ishin vendosur prej disa ditësh. Në momentin që këta po përgatiteshin për t u nisur me makinë ka ndërhyrë policia dhe më pas ndodhi masakra me pesë të vrarë. Aksioni i policisë sipas tij ka nisur pak çaste para se këta të provonin nëse ishte i vërtetë dyshimi për përgjim apo jo.
Ky lajm është publikuar: 10/08/2009