E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashke, per amanetin e te pareve Shpetim Idrizi

Jemi mbledhur te festojme 20 vjetorin e shoqates, e cila qe ne krijimin e saj mori persiper mbajtjen te paprekur te ketij amaneti tone te shenjte, Camerine. Ne 20 vjet, burrat dhe grate e kesaj shoqate, bene gjithcka qe ky amanet, te kalonte brez pas brezi. Te rinjte dhe te rejat, bijte tane, niperit tane e kane te gjalle mesazhin e Camerise, e kane te forte thirrjen e saj, thirrjen e gjakut, thirrjen e te pareve tane, qe ne i lame atje, por qe jane sot e kesaj dite me koken kthyer pas tek toka jone!
***
Kur nje komunitet krijon nje shoqate, kjo eshte deshmi e nje ndjenje te forte perkatesie. Nje shoqate, eshte deshmi e nje pjekurie te madhe individuale dhe e grupit shoqeror qe e formon ate. Nje shoqate, ekziston dhe mbijeton kur ka nje qellim, kur ka nje kauze, kur ka nje mision. Shoqata Cameria e ka treguar me dinjitet, me kulture, me force, qellimin e vet, kauzen e vet, misionin e vet.
Ju faleminderit, drejtuesve te kesaj shoqate, qe jane akoma gjalle, apo jane ndare nga jeta, Abaz Dojakes, Hilmi Saqes, Servet..., Ahmet..., etj! Keto fjale qe i thashe, vertet i mendoj, vertet i besoj dhe jam krenar qe ne opinionin publik kombetar dhe nderkombetar ne jemi perfaqesuar me ju. Ju ditet ta shprehnit, ta organizonit ate vullkan qe ekzistonte brenda komunitetit tone, qe shpertheu qe ne ditet e para te lirise dhe demokracise ne vendin tone ame. Une besoj se liria u dha mundesi krijimi shume shoqatave, por jo te gjitha mbeten, mbijetuan. Shume nga to humben kauzen, misionin, organizimin, perkushtimin e drejtuesve dhe anetareve. Kurse Shoqata jone Cameria, eshte ndryshe. Ju jeni aktive, mbijetuat dhe dolet me te forte, nga grackat qe ka ngritur liria. Ju ditet te organizonit me kontributet, me kursimet e anetaresise, aktivitete te jashtezakonshme brenda dhe jashte vendit; ju bete aq sa ditet, ju bete, aq sa mundet. Dhe ju keni bere shume! Ju faleminderit. Te nderuar zonja dhe zoterinj. Nje shoqeri, nje komunitet duhet megjithate te vetepersoset. Brezat shtyjne njeri tjetrin ne kete gare kah e mira. Shoqerite, qe s'kane stimuj e persosjeje vdesin, apo vegjetojne. Komunitetet, qe s'gjallojne nga idete, nga iniciativat, humbin identitetin, dukjen e tyre brenda shoqerise. Me duhet te them se ky nuk eshte rasti i komunitetit tone. Ne jemi nje komunitet i spikatur, sepse ne kemi kulturen, folklorin me te mire mes komuniteteve te tjera kombetare. Dhimbja e tragjedise sone, e percjelle e forte ne AND e brezave tane, eshte kthyer ne force, ne determinacion e mencuri per te luftuar me te gjitha mjetet, qe bota e qyteteruar ka krijuar per te vene ne vend nje padrejtesi te madhe historike. Ne jemi bijte e Camerise e ne do ti dalim vete per zot asaj, te bashkuar si sot, me te qarte e me te forte se kurre, me Tahir Muhedinin e Dashamir Tahirin, me mua e dhjetera e qindra te rinj e te reja, por pa harruar dhe Xhixhot tane te mencur e te urte. Bashke per Camerine tone, per token e te pareve, qe Zoti na e dha e na e bekoi...
Ne jemi komuniteti me patriot, mes patrioteve. Ne jemi me shqiptaret e shqiptareve dhe kete na e thone te gjithe, kudo ku flitet shqip, ne Kosove e Mal te Zi, ne Maqedoni dhe Turqi, ne SHBA, e kudo ku ka komunitete came, qe jane komunitetet me te organizuara.
Ju te dashur gjysher dhe gjyshe, bartet amanetin e tragjedise, qe u konsumua ne vigjilje te lirise se perbotshme, kur mijera came, vdiqen te masakruar barbarisht, vetem pse ishin shqiptare. Ajo tragjedi nuk mund te mohohet, nuk mund te injorohet kurre, pse mbijetojne deshmitaret, nuk vdes historia. Kur shihja bashke me avokatet angleze disa burra pleq, qe tregonin vuajtjet e tyre diten e kiametit, mendoja se ata nuk vdisnin se presin te shohin drite! Presin te kthehen ne vatrat e te pareve! Ne do ta realizojme amanetin e te pareve tane!
***
Si kryetar i Partise per Drejtesi dhe Unitet, ne pak me shume se nje vit, ne shembullin tuaj ne kemi bere gjithcka per ta bere ceshtjen came, ceshtje te dites kudo.
Keto dite madje, ne presim te bashkohemi me vellezerit tane te PDI-se dhe do te kemi nje parti te vetme. Nje parti e vetme, qe do te ngrihet mbi nje bazament te forte e solid mbi gjithcka, qe Shoqata Cameria ka bere, mbi shume cka qe PDI ka bere si Partia e pare, qe kishte ne themel te programit te saj ceshtjen came, mbi shumecka, qe PDU ka bere ne pak me shume se nje vit. Une dhe Tahir Muhedini, qe gjej rastin ta falenderoj publikisht per gjithcka ka bere, e degjuam thirrjen e amanetit te te pareve, e ndjeme te forte peshen e pergjegjesise per te punuar se bashku per ceshtjen came, e ne jemi bashke. Legalizimi i bashkimit eshte ceshtje ditesh e une ju ftoj te gjitheve, qe sot me shume se kurre te punojme te gjithe bashke, sepse sot eshte ora e Camerise, ora e shqiptareve. Ne kemi ngritur dege atje ku ju s'mund ta imagjinoni, nga Jugu ne Veriun e larget, ne Has, ne Kukes, ne Shkoder. Ne e kemi cuar mesazhin cam ne SHBA, ne Kongresin dhe Senatin amerikan, ne Keshillin e Evropes, ne kancelarite e vendeve me te rendesishme, ne nuk lejojme qe parlamenti shqiptar te heshte dhe ai do te flase nepermjet nje rezolute per Camerine. Kjo rezolute do te jete vija e sjelljes e cdo qeverie shqiptare ne marredheniet me Greqine. Ne do ta perkryejme rezoluten dhe nuk do te jete nevoja qe ju te protestoni dhe te pergjakeni me policine ne hyrje te parlamentit! Djemte e Camerise, une bashke me Dashin dhe plot miq te tjere parlamentare, do ta miratojme ate. Ne do te krijojme shume shpejt Komitetin Kombetar te Diaspores, i cili do te merret dhe me problemet tuaja pronesore, apo juridike ashtu si dhe me problemet e shqiptareve te perndjekur nga shtetet fqinje. Ne do te garojme ne zgjedhje, por ne sot na duhet mbeshtetja juaj. Ju keni votuar per nje parti, apo per disa, tani duhet te votoni per partine tuaj, partine e djemve tuaj, per partine e ceshtjes kombetare te pazgjidhur, per partine e Camerise si ceshtje e te gjithe Shqiptareve. Sepse camet jane me shqiptaret e shqiptareve! A e pate te dashur motra e vellezer, se si u perballem me Dik Martit mu ne mes te Evropes? A e degjuat si ushtoi fjala Cameri mu ne sallen kryesore te Asamblese se Keshillit te Evropes? Me vjen mire se pas fjalimit tim me erdhen mesazhe nga e gjithe Shqiperia etnike, nga Kosova, Maqedonia, nga kudo ku jetojne shqiptare. Dhe s'kishte si te ndodhte ndryshe, Cameria ishte ne krah e ne mbrojtje te Kosoves, ashtu si dhe Kosova ka qene gjithmone ne krah e ne mbeshtetje te Camerise. A e pate miq te nderuar cfare i thame Geixhit, kesaj hiene politike, qe kujton se mund te mbijetoje mbi kufoma? Ta afirmojme te verteten tonen qe Geixhi dhe ata qe i vijne pas kujtojne se ka vdekur. Askush nuk i ka thene ketij njeriu se ai do te vdese me mentalitetin e kriminelit, qe kthehet here pas here ne vendin e krimit. Ky njeri mburret se ne Amerike ka shkruar nje liber ku tregon se nenen e vet e kane vrare me gjyq partizanet greke. Atje tregon se eshte kthyer ne Greqi, ka hetuar per urdheruesin e vrasjes se te emes, dhe eshte lekundur ta vrase apo jo. Ky njeri, me mentalitetin e paraardhesve te vet kriminele, vjen dhe na provokon sot ne token tone. Ky njeri guxon dhe te na tregoje ne ne token tone, se ne paskemi bashkepunuar me gjermanet. Nikolas Gaxojanis, deklaroi se popullsia shqiptare e Camerise u perndoq per bashkepunimin e vete me nazistet dhe si pasoje duhet te rreshtohet ne 14 milione bashkepunetoret e tjere te nazizmit, qe u perndoqen nga trojet e tyre. Ne shqiptaret e Camerise dhe une personalisht, i bej thirrje Nikola Gaxojanit, te shkoje sot ne Markat, kur festohet pervjetori i themelimit te Batalionit Cameria, pjese e Ushtrise Antifashiste Nacional-Clirimtare, ku merrnin pjese me shume se 700 shqiptare nga Cameria. Nese nuk shkon dot i erresuar e ngecur nga makthi i fantazmes se Vorio - Epirit, atehere le te konsultohet me arkivat greke, per Batalionin IV "Ali Demi", te ELAS-it grek, qe permbante 800 cam ne radhet e saj, e qe luftuan perkrah grekeve ne luften per clirimin nga nazizmi. Faktet flasin qarte, por Gaxojanis nuk mund t'i shohe ato. Ai luan te njejtin rol me Dik Martin, qe fajeson viktimen per krimin e fajtorit "te pafajshem". Deklaratat e kryera ne zemren e minoritetit grek jane fyese. Sepse, ne batalionin "Cameria" qe feston pervjetorin e vete diten e diel, krahas 700 shqiptareve te Camerise kane luftuar edhe 60 anetare te ketij minoriteti ne vendin tone. Gaxojanis, sikurse edhe shume manipulues te tjere, qe deklarojne se kane mbeshtetjen apo votat e vellezerve tane minoritare, tenton qe te zhbeje historine per te shpifur mbi kombin shqiptar dhe per te prishur marredheniet mes nesh. Eshte ne te vertete absurd, se si mund qe grekomanet te pretendojne se shqiptaret e Camerise, qe krijuan dy batalione te forcave antifashiste, nga kater qe vepronin ne gjithe zonen veriperendimore te Greqise, ishin kolaboracionist. Eshte edhe me absurde kur mendon se ne Greqi numri total i kolaboracionisteve ishte 80 mije sipas vete burimeve greke. Per te mos folur per denimin, qe Greqia u beri kolaboracionisteve greke, ku femijet e tyre i beri kryeministra, si rasti i Georgios Ralis, kryeminister ne vitin 1980 ne Greqi, i biri i Ioanis Ralis, kryeministri i regjimit kuisling nazist te Greqise. Hijena si Gaxojanis e Dik Marti, vertiten per kufoma sot duke menduar se vendi jone eshte ne veshtiresi. Une u bej thirrje te gjithe politikes shqiptare, te mos lejojme qe ky vend te bjere ne gjunje. Hijena si Gaxojanis e Dik Marti, do perballen me gjithe shqiptaret se ky vend ka zot ka bijte e vet. Ky vend ka pare e provuar veshtiresi te papara gjate historise se tij, e ka mbijetuar, sepse jeton ne vendin e vet, ne trojet, qe Zoti u ka dhene Shqiptareve dhe lilipute te tille duken thjesht qesharake. Te dashur motra dhe vellezer. Kemi hyre ne nje vit zgjedhor. Vendi megjithate gjendet i perfshire nga nje konflikt i forte partiak, dhe ata qe mbajne te gjalle konfliktin, e injorojne interesin tone kombetar per nje Shqiperi te forte. Ne si parti e cameve te Shqiperise, do te punojme per nje atdhe te forte, por na duhet ndihma juaj. O sot, o kurre! Mobilizohuni per partine e djemve dhe vajzave tuaj! Punoni qe ajo ta kete zerin me te fuqishem ne institucionet e shtetit shqiptar! Vetem keshtu amaneti do te shkoje ne vend. Drejtesia do te vendoset. Haka do te shkoje tek i zoti. Une u bej thirrje te gjithe shqiptareve qe te na mbeshtesin, mbeshtetja per ne eshte mbeshtetje per Camerine shqiptare dhe Shqiperine, mbeshtetja e vota juaj, eshte amanet per ne, te jeni te sigurt qe ky amanet e mbeshtetje eshte i shenjte per ne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›