E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkë, për kulturën e përbashkët

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, priti të martën në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Islam Laukën. Nga Express më 30 mars 2011 në ora 16:57

Ministri Krasniqi, falënderoi ambasadorin shqiptar për angazhimin permanent në krijimin dhe thellimin e marrëdhënieve kulturore ndërmjet.

Kosovës e Shqipërisë. Të dytë theksuan përparimin e madh në sferën e bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve, por edhe nevojën e thellimit dhe institucionalizimit më të madh të këtij bashkëpunimi.

Nga ana e tij, ambasadori Lauka shpërfaqi vullnetin e tij dhe të Qeverisë së Tiranës për të ndihmuar institucionet kosovare, në veçanti MKRS’në, në çështjet që ndërlidhen me UNESCO’n, sepse aty MKRS dhe institucionet tjera hasin në probleme të ndryshme politike. Futja e
Eposit të Kreshnikëve nën mbrojtjen e UNESCO’s u theksua në veçanti.

Në takim, u bisedua edhe për aspektet që kanë të bëjnë me rinovimin e Kullës së Bujanit, afër qytetit Bajram Curri - ku u mbajt Konferenca historike e Bujanit, si dhe detyrimet e të dy shteteve vendeve ndaj këtij projekti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›