E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkëbisedimi i Kryeministrit Berisha në Durrës me gra dhe vajza punonjëse, biznesmene dhe sipërmarrëse

Kryeministri Berisha u ndal sot në qytetin bregdetar te Durrësit nga ku nisi takimet me gratë dhe vajzat në mbarë vendin.  Ai zhvilloi sot një bashkëbisedim me punonjëse, gra biznesmene, sipërmarrëse e drejtuese për të dëgjuar  zërin, mendimet, idetë dhe propozimet e tyre për ti integruar ato në programin qeverisës të katër viteve që vijnë në mënyrë që të kapet një horizont i ri në përpjekjen për barazinë gjinore.

Në këtë takim,  Kryeministri Berisha falenderoi gratë dhe vajzat për mbështetjen që i kanë dhënë Partisë Demokratike dhe qeverisë së drejtuar prej saj, si programi dhe alternativa më e mirë për të luftuar, për të shembur, për tu përballur me dhunuesin kryesor sot dhe në çdo vend të lirë jo vetëm në Shqipëri,  të lirive dhe të drejtave njerëzore, që është muri i pabarazisë gjinore, muri i patriarkisë i ndërtuar në mijëra vjeçar  në një padrejtësi ekzemplare nga burrat dhe i favorizuar në mënyrën më absurde  nga doktrina tërësish pseudo shkencore dhe të pavërteta.

Duke renditur përpjekjet serioze që janë bërë nga qeveria në këtë drejtim, kryeministri theksoi se bashkërisht duhet hartuar programi i katër viteve që vijnë, program, i cili duhet të ketë për objektiv më madhor, ngushtimin e diferencës  gjinore, betejë  e pandërprerë në murin e patriarkisë, që siç tha kryeministri është mur që gjeneron  çdo ditë pabarazi, gjeneron dhunim të lirive dhe të drejtave  të grave dhe vajzave të shoqërisë shqiptare , por fatkeqësisht edhe në çdo shoqëri, ndaj dhe beteja ndaj tij është betejë kryesore  e njerëzve të qytetëruar.

"Në përpjekjet  tona këto vite, ky ka qenë një qëllim kryesor dhe e vërteta është se këto përpjekje sot janë të faktuara, sepse kanë dhanë rezultate të prekshme. Unë dua t’ju them juve se në vitin 2005, për shkak të këtij muri që rrezaton çdo sekonde, minutë, orë, ditë dhe vit pabarazi, diferenca në paga midis grave dhe burrave në Shqipëri  ishte  jo më pak se 36 përqind.  Ndërkohë, që kjo në ligje nuk ekzistonte, por po të merrej paga mesatare  e grave, vajzave dhe paga mesatare  e burrave, kjo diferencë jashtëzakonisht dhe turpëruese  36 përqind, tejkalonte 1/3" tha kryeministri.

Në ketë kontekst, kryeministri theksoi se qeveria ka bërë gjithçka për ngushtimin e diferencës ne paga, duke përcaktuar si drejtime kryesore të rritjes së rrogave ato drejtime të cilat në administratë dominoheshin nga vajzat dhe gratë, siç janë arsimi dhe shëndetësia, duke bërë gjithçka nëpërmjet  sistemit të grandeve për mikrokrediteve. Por kryeministri theksoi se shumë më tepër mund të bëhet për të rritur numrin e menaxhereve në kompanitë private, për të rritur numrin e  presidenteve në kompanitë private. Falë këtyre reformave, theksoi kryeministri, kjo diferencë ka zbritur në 17.7 përqind,  kundrejt  17.6 përqind,  që është mesatarja në Bashkimin Evropian, duke prapa mbi 11 vende të Bashkimit Evropian. Kryeministri përmendi gjithashtu dhe ndryshimet e thella ligjore të bëra në të gjitha çështjet e pronësisë. "Kemi  kushtëzuar çdo transaksion  me firmën e bashkëshortes dhe e kemi bërë këtë, sepse në jo pak raste është përdoruar   “fuqia” e burrit, për të përjashtuar gruan nga çdo lloj kontributi dhe trashëgimie familjare.  Në këtë kontekst  ligjet e transaksioneve janë sot shumë të mira, nga 4-5 përqind,  që ishte më parë numri i menaxhereve dhe presidenteve të kompanive, sot është 18 përqind , sërish është i ulët, por ka një rritje të pamohueshme, sot për mjeke  71 përqind  e studenteve janë  vajza dhe po kështu në tërësi në degët e tjera" tha kryeministri Berisha.

Në nisje të bashkëbisedimit, kryeministri Berisha u shpreh:

"Së pari ju falenderoj shumë përzemërsisht për praninë  tuaj sot në këtë bashkëbisedim. Ju shpreh mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e madhe të jashtëzakonshme, që ju i keni dhënë në çdo kohë Partisë Demokratike, programit dhe alternativës së saj, si programi dhe alternativa më e mirë për të luftuar, për të shembur, për tu përballur me dhunuesin kryesor sot dhe në çdo vend të lirë jo vetëm në Shqipëri, të lirive dhe të drejtave njerëzore, që është muri i pabarazisë gjinore, muri i patriarkisë i ndërtuar në mijëra vjeçar  në një padrejtësi ekzemplare nga burrat dhe i favorizuar në mënyrën më absurde  nga doktrina tërësish pseudo shkencore dhe të pavërteta. Themeli  i rrënimit të këtij muri qëndron tek liria dhe respektimi i saj, tek përpjekja e vazhdueshme e grave dhe burrave sëbashku me to, për të ngushtuar gjithnjë e më shumë këtë mure, për të arritur dhe ecur drejt një barazie gjinore, drejt barazisë së djalit me vajzën, nënës me babain,  burrit me gruan, motrës me vëllain.

Në përpjekjet  tona këto vite, ky ka qenë një qëllim kryesor dhe e vërteta është se këto përpjekje sot janë të faktuara, sepse kanë dhanë rezultate të prekshme. Unë dua t’ju them juve se në vitin 2005, për shkak të këtij muri që rrezaton çdo sekonde, minutë, orë, ditë dhe vit pabarazi, diferenca në paga midis grave dhe burrave në Shqipëri  ishte  jo më pak se 36 përqind.  Ndërkohë, që kjo në ligje nuk ekzistonte, por po të merrej paga mesatare  e grave, vajzave dhe paga mesatare  e burrave, kjo diferencë jashtëzakonisht dhe turpëruese  36 përqind, tejkalonte 1/3.

Natyrisht, diferenca financiare është një diferencë dhe në shumë aspekte të tjera. Duke bërë gjithçka për ngushtimin e saj, ne përcaktuam si drejtime kryesore të rritjes së rrogave ato drejtime të cilat në administratë dominoheshin nga vajzat dhe gratë, siç janë arsimi dhe shëndetësia. Bëmë gjithçka nëpërmjet  sistemit të grandeve për mikrokrediteve  dhe shumë më tepër mund të bëjmë, për të rritur numrin e menaxhereve në kompanitë private, për të rritur numrin e  presidenteve në kompanitë private.  Ku jemi sot në këtë  aspekt ? Sot kjo diferencë ka zbritur në 17.7 përqind,  kundrejt  17.6 përqind,  që është mesatarja në Bashkimin Evropian, pra ne jemi përafërsisht në mesatare e Bashkimit Evropian dhe lamë prapa mbi 11 vende të Bashkimit Evropian,  por jemi të pakënaqur, ne duhet të ecim edhe më tej, duhet të ecim drejt ngushtimit maksimal të saj, duhet të ecim dhe ka mundësi të ecim, sepse përsëri në këtë përpjekje, pjesa dërrmuese e studentëve në universitetet  tona  janë vajza, pjesa dërrmuese e ekselencave në universitetet tona janë vajza. Ndryshime të thella ligjore kemi bërë në të gjitha çështjet e pronësisë, ne në mënyrë të vendosur kemi kushtëzuar  çdo transaksion  me firmën e bashkëshortes.  E kemi bërë këtë, sepse në jo pak raste është përdoruar  “fuqia” e burrit, për të përjashtuar gruan nga çdo lloj kontributi dhe trashëgimie familjare.  Në këtë kontekst, ligjet e transaksioneve janë sot shumë të mira, nga 4-5 përqind, që ishte më parë numri i menaxhereve dhe presidenteve të kompanive, sot është 18 përqind. Sërish është i ulët, por ka një rritje të pamohueshme sot  71 përqind  e studenteve janë  vajza dhe po kështu në tërësi në degët e tjera.  Sot është e vërtet që numri i deputeteve  dhe postet e  larta nuk është aty ku duhet, por është  e vërtetë që ka një përpjekje të madhe për pozicionimin e  tyre ne vend kuçe e shumë të rëndësishme, në entet rregullatorë  e të tjera. Disa përpjekje serioze janë bërë, duhet sëbashku të hartojmë programin e katër viteve që vijnë. Program, i cili duhet të ketë për objektiv më madhor, ngushtimin e diferencës  gjinore, betejë  e pandërprerë në murin e patriarkisë, mur që gjeneron  çdo ditë pabarazi, gjeneron dhunim të lirive dhe të drejtave  të grave dhe vajzave të shoqërisë shqiptare , por fatkeqësisht edhe në çdo shoqëri, ndaj dhe beteja ndaj tij është betejë kryesore  e njerëzve të qytetëruar.

Unë jam sot këtu për të dëgjuar zërin tuaj,  mendimet tuaja, idetë tuaja, propozimet tuaja në mënyrë që katër vitet që vijnë, të kapin një horizont të ri, në përpjekjen tonë për barazinë gjinore.

Faleminderit.

 -Zoti Kryeministër përshëndetje, faleminderit që jeni në këtë takim me gratë dhe vajzat biznesmene. Kam dy pyetje. Si mundet që qeveria të krijojë mundësinë e ciklit të tretë doktoral  të inxhinierisë së ndërtimit?

Unë jam pjesë e inxhinierisë së ndërtimit, në kuadrin e rikonstruksionit të rrugëve që po bëhen, a mundet qeveria të krijojë mikrokredi për biznesin aty ku rrugët çojnë zhvillim?

Kryeministri Berisha: Ne kemi vendosur sistemin e Bolonjës, ky sistem i cili ka si synim kryesor një përshtatje më të mirë të universiteteve me tregun, ky ka edhe disa pasoja të pashmangshme. Një nga këto është nxitja masive drejt doktoratës. Nuk ka asgjë negative në këtë, përveçse kërkon një praktikë të re. Normalisht, në konceptin klasik shteti duhet të ishte ai që duhet të investonte, të paguante doktoratat. Sot në sistemin e Bolonjës  është masive dhe zgjidhja është ajo që thoni ju, është kreditimi. Ne kemi gati vendosjen e një sistemi të ri financimi të shkollës së lartë, jo vetëm për doktoratën, por për të gjitha ciklet e saj. Ne do të përdorim kredinë studentore. Kredia studentore do të jetë e mjaftueshme për të përballuar si dhe shpenzimet e tjera në periudhën që doktoranti, studenti studion. Kjo është një praktikë e njohur e përdorur në shumë e shumë vende dhe është praktika deri më sot më e suksesshme. Vitin e ardhshëm do të fillojë aplikimi i saj. Natyrisht kjo kredi është e garantuar nga shteti, pra kjo bëhet pjesë e borxhit publik  të qeverisë, megjithatë kjo ia vlen, sepse kjo përmirëson shumë cilësinë në shkollat e larta dhe ne do e vendosim atë.

Përsa i përket  pyetjes së dytë për sistemin e mikrokredisë.  Ne zonën rurale realisht në një masë të caktuar ai ekziston dhe ekziston jo shumë si  mikrokredi, por si grand d.m.th ne kemi dhënë nga 2007 e deri më sot të 42 mijë familjeve fermere grande për projektet e tyre.  Këto janë bërthama që ka sjellë një ndryshim real të qenësishëm në fshat në qëndrimin ndaj pronës në qëndrimin ndaj fermës. Pse?  Në qoftë se me këto para janë mbjellë rreth 9 mijë hektar  ullinj apo 6 mijë hektarë vreshta apo mollë, 3 deri ne 6 herë më shumë janë mbjellë nga privatët në këto kultura. Në Shqipërinë rurale, ne këto do ti trefishojmë. Grandet  për katër vitet që vijnë do të trefishohen, ky është zotimi ynë, sepse aty krijohen vende pune dhe për ne krijimi i vendeve të punës është qëllimi më madhor  i  çdo reforme. Së dyti, për sistemin e mikrokredisë ne do të fillojmë në zonat më të varfëra  sistemin e mikrokreditimit  pa kolateral vetëm në mirëbesim. Ky sistem funksionon dhe është jetik.  Në qofte se nuk vendoset sa më shpejt ky sistem, çfarë krijojmë ne? Ne krijojmë një shtresë, një grup të madh të përjashtuar nga shoqëria.  Ata në banka nuk trokasin dot, sepse nuk kanë kolateral, ata pra janë të përjashtuar nga sistemi konvencional bankar. Ata  mbeten të marrin vetëm ndihmën e qeverisë për ushqim dhe ajo është e paktë. Ne do të bëjmë çdo gjë me mikrokredi  ti nxisim drejt  ndërmarrjeve.  Mikrokredinë  do ta zgjerojmë sikundër do t‘ju informoj se në grandet tona dhe në gjithë sistemin e mikrokredisë ne jemi të përcaktuar t’ju japim përparësi grave, vajzave, zonjave të shtëpisë, sepse përveçse duam që të pushtetohen, duam që tu rritet pushteti i tyre financiarë ekonomik dhe kthimi i tyre është shumë më i lartë dhe e sigurtë, që nuk shkojnë as në bixhoz, as në bingo, por drejt e në biznes.

 -Përshëndetje zoti Kryeministër unë jam eksperte kontabël. Dua të bëj publik një konstatim që unë kam hasur gjatë punës me biznese si në Durrës por edhe në Tiran. Kam vënë re që taksat vendore që përballon një biznes në qytetin e Durrësit, janë disa herë më të larta sesa taksat që përballon po i njëjti biznes me të njëjtën  xhiro në qytetin e Tiranës?

Kryeministri Berisha: Kjo është absolutisht e vërtetë dhe të falenderoj që e ngrite këtë shqetësim.  E kam verifikuar dhe kam patur shqetësim dhe unë. Rezulton të paktën 40 deri në 60 përqind, që bizneset e vogla në Durrës paguajnë më shumë se në Tiranë dhe ky është absolutisht një spekulim i mirëfilltë i autoriteteve vendore, i cili vjen në shkelje flagrante të ligjit. Ligji nuk i lejon autoritetet  vendore më shumë se 10 përqind lëvizje nga norma e caktuar. E kishin 30 përqind. Kur e kishin 30 përqind zoti Rama e bëri në Tiranë mbi 100 përqind, sepse ju vinte taksa absurde, ju vinte deri në 800 dollarë taksën e tabelës, tabelë dyqani. Çfarë bëmë ne, taksën e tabelës e bëmë  një euro. Ngushtuam nga 30 përqind në 10 përqind të drejtën e Kryetarit të Bashkisë, çdo qindarkë që bashkia e Durrësit ju merr bizneseve jashtë këtyre normave është grabitje e paligjshme. Çdo qindarkë që bashkitë ju marrin bizneseve të vogla jashtë normave ligjore, është grabitje ditën për drekë që ju bëjnë atyre. Unë i ftoj biznesmenët të mos japin asnjë qindarkë më shumë sesa përcaktimi ligjor. Do ti kërkoj Këshillit Bashkiak të bashkisë së Durrësit, të kërkojë mbledhje urgjente për të shqyrtuar këtë problem. Të them të vërtetën nuk është vetëm Durrësi, ka edhe në bashki të tjera. Si i shikon ti këta njerëz? I sheh ti këta njerëz si persona, të cilët djersinë nga mëngjesi në darkë për të mbajtur familjen e tyre, apo  si mikroborgjez në konceptin e vjetër. Këta janë themeli i punësimit në Shqipëri, ndaj dhe Këshilli do të mblidhte. Nëse ka nevojë për  ndërhyrje ligjore, prapë do të ndërhyjmë.  Ne mendojmë që  kontributi  i biznesit  të vogël në buxhet është fare i vogël, 1.5 përqind që japin. Ka një gjë. Një sistem fiskal duhet të ketë bazën sa më të gjërë, për të shpërndarë më gjerësisht ngarkesën dhe ky sistem fiskal me bazë të gjërë është më i qëndrueshmi, çdo qytetar paguan taksë direkt apo indirekt, ai është taksapagues, por nëse thua unë do ti heq tërësisht taksën biznesit të vogël, çfarë do të bësh me çdo qytetar që paguan TVSH, pavarësisht nga gjendja e tij. Apo do të mashtrosh si  Nastradin dhe do të thuash  ti do të paguash, ndërsa ti jo.  Po në cilin vend të botës  ekziston kjo, që njëri paguan TVSH dhe tjetri nuk paguan.  Janë thjeshtë spekulime primitive të një njeriu, i cili sa ishte kryetar bashkie detyroi biznesin nga 47 mijë lekë që duhet të paguante në tërësi, të paguante 167 mijë lekë. Në Tiranë, kryetari i ri në aktin e parë hoqi mbi 60 lloj tarifash.  Kështu që mbetemi për taksat më të ulëta, ne jemi të këtij koncepti të palëvizshëm, mbetemi për taksën e sheshtë. Hoqëm taksën mbi çdo lloj makineri dhe çdo lloj inputi që përdoret për prodhim dhe prapë ne do të zgjerojmë liritë fiskale. Ne kemi ambicion të jemi një komb lider ne Hi-Tech. Por lider në Hi-Tech nuk bëhesh me fjalë, ajo do një përpjekje të madhe. Unë po bisedoja me një specialist të shquar botëror,  të cilin e kisha thirrur si këshilltarë për këtë çështje. Çfarë më tha? Kur vendi i tij vendosi të bëhet lider i tha kompanisë In-tel , urdhëro investo në vendin tim dhe unë do të përballoj 1/3 e investimeve tuaja, kompania investoi  1 miliard, qeveria vuri 500 milion, ajo solli që kompania përgatiti 3 mijë inxhinier në fushë.  Inxhinier, të cilët krijuan një perandori  Hi-Tech. Detyrimisht do të përdorim stimuj, detyrimisht do të përdorim gjithçka në mënyrë që katër vitet që vijnë, Shqipëria të vendoset jo vetëm në grupin  e vendeve të zhvilluara, por Shqipëria të ketë lidershipin  në Hi–Tech në Rajon, si pozicioni i saj më i mirë.

 -Përshëndetje zoti Kryeministër, unë jam biznesmenë dhe merrem me përpunimin e drurit, aktiviteti ynë na lidh me doganën dhe tatimet. Kam një shqetësim , ka një odise për disa muajsh nga organet tatimore, duke na penalizuar me një gjobë jo të ligjshme që ka të bëjë me TVSH-në?

Kryeministri Berisha: Ju siguroj se çështja është në shqyrtim, nuk keni sjellë vetëm ju këtë shqetësim, janë dhe kompani të tjera dhe shumë shpejt do të marrë përgjigje. Ka të bëjë me një interpretim të ndryshëm të ligjit, për të cilin ekipet janë ndalur, kanë përfunduar analizën e tyre. Në qoftë se ka nevojë për qartësim ligjor, ne do të ndërhyjmë të bëjmë qartësimin ligjor. Një gjë dua të them, tatimeve në mënyrë absolute nuk mund tu ndërhyjë as ministri dhe as kryeministri, por dhe ministri dhe kryeministri trajton çdo lloj ankese, por jo rrallë ndodh që bëhen interpretime të ndryshme nga grupe juristësh. Atëherë detyra e ministrit është të qartësojë ligjin, të zhdukë debatin mbi germën e ligjit. Ta përshtasë  atë me frymën dhe këtë ne e bëjmë. Siç theksuat, shumë  përpjekje kemi bërë dhe bëjmë për modernizimin e doganës dhe të tatimeve. Tani taksat paguan me mobile, këto ditë fillon dhe dogana dhe kjo është shumë më e mirë. I mbetem besnik konceptit tonë të taksave të ulëta, ne nuk lëvizim nga ky koncept. Ne nuk lëvizim , sepse ne kemi besimin më të madh, që kjo është rruga e rritjes, kjo është rruga e punësimit. Ne kemi hequr këtë vit dhe në total taksa, të cilat do të vileshin nga makineritë, taksa që do të vileshin nga inpute bujqësore etj, të cilat të gjitha sëbashku mund të vijnë në 200 milion euro, të cilat nuk vijnë në buxhet këtë vit dhe ne do të detyrohemi pas zgjedhjeve të shkurtojmë shpenzimet, por jemi të sigurtë se heqja e këtyre taksave biznesit do ti japin gjallërimin që ne synojmë. Ndaj dhe ne mbetemi tek taksat e ulëta, mbetemi për transparencën më maksimale për vjeljen e taksave. Kemi bërë një progres shumë të madh nën dixhitalizimin e sistemit. Nga  më të parat që ekziston është ajo e informacionit për taksat. Natyrisht është një përpjekje e vazhdueshme për të luftuar informalitetin, përpjekje e vazhdueshme për të luftuar arbitraritetin zyrtarë ndaj tatim-paguesve.

  -Dua t’ju përshëndes për mbështetjen që i keni dhënë formimit profesional dhe sidomos formimit të grave dhe vajzave  gjatë këtyre viteve. Dua t’ju pyes  sesi do të mbështeten këto gra dhe vajza pas formimit për të krijuar një biznes të tyrin privat me politika lehtësuese?

Kryeministri Berisha:  Ju e dini që në  71 përqind e atyre që janë mbështetur për formimin profesional në shkallë vendi janë vajza dhe gra. Në të gjitha qendrat e formimit ne me përparësi absolutet kemi mbështetur gratë dhe vajzat. Ne jemi të vendosur të angazhojmë mikrokreditë dhe kreditë. Mikrokreditë ne i kemi në dorë, por kreditë  nuk janë në dorën tonë, por ne negociojmë me bankat në mënyrë të vazhdueshme, që ato të përparësojnë vajzat dhe gratë për kreditë e tyre. Ne qëndrojmë në favor  të një sistemi mikrokredie dhe kredie që favorizon vajzat dhe gratë.

 -Përshëndetje, unë jam një biznesmenë nga Berati që jetoj në Durrës, jam marrë me hidrokarbure dhe problemi ynë kanë qenë taksat vendore dhe gjobat për kasat fiskale pasi nuk dilnin të dhënat online?

-Ju para pak ditësh  inauguruar punimet në rrugën Lushnje-Berat. Kam një biznes në anë të rrugës dhe aty karburanti ynë po del jashtë përdorimit nga rruga?

-Të tretën e kam dhe për kundërshtarin tuaj. Vij nga Partia e Ballit dhe kam dëgjuar kundërshtarin tuaj që flet me cinizëm dhe  tha; ballistët i keni marrë në koalicion, por janë të koteceve të pulave. Le ta dëgjojë ai, që ne jemi familjet më nderuara dhe që lamë gjakun në burgjet e Spaçit dhe Ballshit, mos ta përsërisë më atë se ne jemi familjet më të nderuara?

Kryeministri Berisha: Unë ju falenderoj për të tre problemet që ngritët.  Së pari, unë do ti kërkoj Këshillit Bashkiak të Durrësit si organi që ka autoritet për taksat lokale, ta shqyrtojë me hollësi dhe të marrë nismën për uljen e tyre në kufijtë ligjor për qytetin e Durrësit. Së dyti, përsa u përket gjobave për kasat. Lidhja online ka qenë përgjegjësi e firmës, absolutisht do të jetë firma që do të përgjigjet për përgjegjësinë e saj dhe unë do të përdor  të gjithë autoritetin tim, në mënyrë që e drejta të prevalojë.  Ne kemi një sistem ndër më modernin të kasave, me server qendror për çdo transaksion. E kemi vendosur këtë, sepse një pjese të qytetarëve duhet tu kthejmë shpenzimet dhe kjo është e drejta. Në qoftë se duhet të bëhemi të drejtë për ta. Ata do të blejnë me TVSH, por TVSH do të kompensohet, por e vërteta është se jo vetëm atyre, por shteti një zbritje në fund e bën edhe ndaj të tjerëve, që mbledhin kuponat e TVSH. Kjo praktikë është botërore nuk është shqiptare. Lidhja online është një arritje e madhe që kemi bërë ne. Një mik i imi hungarez më tha se nga ky sistem u gjet një person në një fshat të një vendi krejt tjetër, i cili kishte bërë miliarda lekë taksë nga TVSH që të gjitha falsifikim. Ndaj dhe duhet lidhja online e kasës me serverin për të bërë verifikimin. Përsa i përket planit të rrugës. Unë këtë do ta shqyrtoj, por nëse ju dëmtoheni, ju garantoj se qeveria do t’ju dëmshpërblejë ju, në përputhje me vlerën dhe të gjitha rregullat që kemi. Përsa i përket çështjes së fundit që ngrini ju, sot pas 21 vitesh është  jo e lehtë të imagjinosh, që nga viti 1991 e deri më sot mendësia e vjetër e Bllokut është më e fuqishme se kurrë. Unë jo rastësisht jam ndalur në një moment, në komentin e një darke. Unë nuk kisha nevojë, e dija, sepse unë e studioj kundërshtarin tim. Nëse e gjeni kundërshtarin tim të thotë një fjalë me kompetencë, në njërin nga profesionet tuaja, atëherë do të më thoni se e ke gabim. Në qoftë se ai flet për ekonominë, ai këput gafa, thotë se kur të vijmë ne në pushtet do të jetë Banka e Shtetit  që do të llogarisë borxhin dhe do ta llogarisë si përqindje e GDP. Ta thuash këtë, tallesh me veten tënde, në çdo vend të botës dhe kudo borxhi llogaritet vetëm nga banka dhe llogaritet si përqindje e GDP, nuk ka nevojë për llogaritje tjetër. Ky njeri thoshte para ca ditësh, sesi e bënte analizën se di dhe nxirrte 250 mijë fëmijë analfabetë, nxirrte analfabet pa u menduar fare të gjithë grup moshën e fëmijëve të atyre 5 viteve, që nuk janë ulur në banka shkolle. Dilte sipas tij se në ato vite nuk është ulur asnjë fëmijë në klasat e para të Shqipërisë. Ose shkon në universitet dhe ju thotë, piramida. Flet për infermieret dhe  thotë spitalet “shtëpi publike”.  Ky njeri ka një perceptim të realitetit të sotëm, absolutisht të një njeriu që nuk jeton në këtë realitet, nuk po përdor fjalë të tjera. Në një gjë ai është konseguent, në mendësinë e etërve të tij, dhe mendoj; sesi ka mundësi, sepse në 1990 ky erdhi me ne, bënte ca takime në salla dhe pastaj u transformua. Krijoi një parti, Partia Kristian Islamike (KIS), pra ky njëri tani që paraqitej në pamje të parë si i hapur, tani është absolutisht në mendësinë e etërve të tij. Atë “Darkën e Gabuar”, që e komentova njëherë në parlament. Çfarë ndodhi?  Në prani të këtij grupi, pak a shumë liberal njerëz të letrave. Hapet çështja Sali Berisha dhe Enver Hoxha dhe ky bashkë me avokatin (Spartak Ngjelen) mahnitën të pranishmit duke thënë se Enver Hoxha bëri shtet. Këtë doktrinë, ose këtë pikëpamje e përhap edhe Rexhep Qosja, që është një fosile e botës së vjetër përsa i përket anës parimore. Nuk i mohoj  Qoses unë “Danjollën e Sherkës”, “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, është një kryevepër, është  vetë personazh. Ndërsa në mendimet e tjera ai i ka nga më të mykurat. Ai hapi tezën se, Enveri bëri shtet. Kur e pyetën ata që ishin të pranishëm në darkë se të futi në burg, Ngjela përgjigjet se:- më futi, por më futi me ligj. Këta janë grupuar bijë të etërve të bllokut, janë strukturuar në një betejë të orëshme kundër realitetit të sotëm shqiptarë. Shkoi dje në Vlorë. Çfarë ju thoshte:- u bëtë si në kohën e Selam Musait , Berisha ju ka izoluar juve. Nëse ka një rreth që është investuar më shumë, Vlora është në krye dhe e meriton. Pse? Për pasuritë përrallore turistike që ka. Ky njëri ju thotë se jeni bërë si në kohën e Selam Musait. Vijmë tek ballistët. Mos mendo ti se ka ndonjë koncept tjetër përveçse atij, sepse ka marrë në koalicion katër parti komuniste, të cilët njëri i thotë të vëmë bustin e Enver Hoxhës në kryeqytet, e tjetri nuk di ç’ thotë. Për të diktatura ishte shtet, regjimi i të atit ishte shtete, sepse në emër të atij shteti, i ati firmoste ekzekutimin e poetit Avzi Nela. Përmenda Avzi Nelën, por ka edhe po kaq fatkeq sa Avzi Nela dhe jo në vitet ’70, por në vitet  ‘88-‘89. Shikoni mediat. Çfarë janë me origjinë nga blloku, shpërndajnë urrejtje patologjike ndaj çdo gjëje që ndodh në Shqipëri. Të marrim pak vetëm këto vite. Ky vend u anëtarësuar në NATO, shqiptarët realizuan lëvizjen e lirë. Asnjë nga këto nuk të jepej për mëshirë, asnjë nga këto nuk të jepeshin për të të bërë nder. Të gjitha këto janë realizuar mbi bazë të reformave serioze të tyre. Në Shqipëri u katërfishuan investimet. Kjo nuk ka ndodhur, thotë ai. Në Shqipëri janë ndërtuar mbi 10 mijë kilometra rrugë.  Nuk ka ndodhur thotë dhe më pas njëherë deklaron se janë ndërtuar 160 pastaj 180 kilometra, nuk e ka për gjë fare ta mohojë. Në Shqipëri jetëgjatësia në lindje është më e madhe sesa në 9 vende anëtare të Bashkimit Evropian. Në mënyrën më denigruese del shpall se ky është një mashtrim, por çdo njëri mund të kontrollojë në Google dhe në Google  janë të gjitha dhe këto tregues nuk janë vetëm të Shqipërisë, por llogariten nga disa institucione. Këto nuk janë thotë ai. Sot çdo institucion ndërkombëtar pa përjashtim pohon se në Shqipëri është ulur papunësia, jo thotë ai ka një milion të papunë, por e ka kokën pa asnjë koncept, se Shqipëria forcën punëtore e ka 1 milion e 80 mijë vetë. Kaq është forca e punës e tëra. Atëherë si paska një milion të papunë. Nga i nxjerr këto. Vetëm një mëndje e sëmurë si ai dhe dikur Ramiz Ali, që thoshte në Shqipëri janë një milion të papunë, një milion hajdutë dhe një milion spiunë. Nuk duhet të habitemi fare. Ajo që është e vërtetë sot është se psikologji dominuese në Partinë Socialiste është psikologjia e Bllokut dhe kjo faktohet në çdo qëndrim. Ndaj dhe këto zgjedhje kanë një rëndësi kapitale edhe për të ecur drejt integrimit. E gjithë bota i thotë, që ti bllokove integrimin, jo thotë nuk e bllokova unë. Të gjithë i thonë ti bllokove tre ligjet, jo thotë.  Tani e kanë kapur ethet e tmerrshme të disfatës. E di që është i pa shpresë, sot kishte deklaruar në mediat e tij se do të tërheqë komisionerët e vet. Tërhiqi kur të duash i them, je i pa shpresë. Ne do të bëjmë zgjedhjet dhe ti bëj ç’të duash.

 -Përshëndetje. Jam me profesion kontabiliste. Qeveria i ka ardhur në ndihmë biznesit nëpërmjet subvencionimit të sigurimeve shoqërore nga mosha 16 deri në 30 vjeç?

 -Do të ishte me interes për biznesin të dinin se kur do të nisë aplikimi i këtij subvencionimi. Dhe a do të ishte e mundur që qeveria të shikonte subvencionimin apo mos pagimin për një periudhë kohe për punonjësit e pakualifikuar derisa ato të bëhen të aftë sipas profesionit?

Kryeministri Berisha:  Faleminderit. Ke shtruar dy pyetje shumë  të rëndësishme. Së pari , kjo e të rinjve do të zgjidhet shumë shpejt, është vendim qeverie dhe do të kalojë menjëherë. Së dyti, në qoftë se bëhet interpretim i saktë i ligjeve edhe kërkesa e dytë është e mundshme, por nëse ka boshllëk ligjor do të plotësohet. Çfarë kemi ndërmend ne tani ndër të tjera? Ndër të tjera ne do të kemi një përqendrim shumë të madh në tregun e punës. Përqendrimi tek reformimi i tregut të punës, është jashtëzakonisht i dobishëm dhe i faktuar se me të njëjtën shkallë rritje ekonomike, nëse ti reformon tregun e punës, mund të kesh një shkallë shumë më të lartë punësimi, mund të kesh një shkallë papunësie shumë më të ulët dhe kjo është e faktuar në mënyrë përfundimtare.  Ku qëndrojmë ne? Për shkak të disa lehtësirave që kemi tek kontratat dhe disa faktorëve të tjerë, ne nuk jemi keq. Po të shohësh raportin e fundit të Komisionit Europian çfarë thoshte? Thoshte se në Shqipëri rritja e punësimit në  qytet  ishte 6.8 përqind. Të garantoj se rritja ekonomike në qytet nuk ka qenë më shumë se 2.3 përqind, çka do të thotë një rritje ekonomike, që i jep një rritje më të madhe punësimit. Por a ka mundësi më tutje? Ka shumë mundësi më tutje. Në këtë kontekst ne synojmë që punëtorët e pa kualifikuar tu marrim përsipër jo vetëm sigurimet shoqërore, por tu marrim përsipër edhe kualifikimin e tyre dhe do ta bëjmë këtë patjetër. Kjo na kërkon disa gjëra. Na kërkon që agjensitë e punësimit, do të marrin një rrol shumë më të veçantë, pasi do të jenë ato që do të administrojnë ndihmën ekonomike dhe atributet e papunësisë. Do të jenë ato, të cilat kundrejt një sistemi të ri, do të merren me punësimin e punëtorëve duke i klasifikuar në të kualifikuar dhe të pakualifikuar. Do të jenë ato, të cilat do të përcaktojnë mbështetjen për punëtore të pakualifikuar në masën e duhur. Një nga drejtimet tona më themelore gjatë katër viteve që  vijnë për të nxitur rritjen ekonomike dhe punësimin, do të jetë përqendrimi në reformën e tregut të punës.

  -Përshëndetje. Për ne nënat shqetësimi kryesor për ne nënat është e ardhmja e fëmijëve. Vajza ka mbaruar biznes-bankë, por instancat shtetërore tu japin më shumë përparësi punësimi  këtyre që mbarojnë në shtet dhe t’ju shihet diploma me çfarë notash mbarojnë ? Unë ju falenderoj për këto që keni bërë dhe vetëm ai që s’ka sy nuk i shikon. Është bërë liberalizimi i vizave dhe për mua s’ka pas gjë më emocionuese kur i ka shkuar djalit emigrant në shtëpi surprizë. Dhe për kundërshtuarin politik. Nuk di pse më shqetëson ai koalicioni për “Shqipëria Europiane”, në një kohë kur ai ishte kundër integrimit në Europë?

Kryeministri Berisha: Unë ju siguroj juve, se do të bëjmë gjithçka për të vendosur gjithnjë e më shume meritën ne vendin e vet, cilësinë në vendin e vet, por platforma jonë është kjo, qeveri sa më e vogël. Para dy javësh prita një mike të shquar në një funksion shumë të rëndësishëm në vendin e vet. Më tha se a rrezikon që të përdoret punësimi për vota. Iu përgjigja. Ne jemi një nga dhjetë vendet me administratë në proporcion më të vogël në Botë. Unë jam kryeministër. Unë po të dua, nga  70 mijë që është sot e bëj 140 mijë administratën. Pse nuk bëj unë këtë? Nuk e bëj, sepse unë besoj se kjo administratë do ti merrte frymën biznesit, sepse pagat i paguan biznesi. Të gjitha pagat e administratës janë taksa që merren nga biznesi dhe një nga shkaqet më kryesore të krizës së vendeve për rreth dhe që është e vërteta do të jetë mjaft e vështirë rrugëdalja pa reforma shumë të dhimbshme, është se ata kanë një administratë tmerrësisht të frytë. E thashë  këtë se ne do të bëjmë gjithçka për krijimin e vendeve të punës, në radhë të parë në sektorin privat. Ne do tu nxisim ju dhe do të bëjmë gjithçka që ju të zgjeroni hapësirat. Zonja shtroi problemin e fasonëve. Çfarë bëmë ne, një gjë tjetër përveçse kemi hequr çdo lloj takse TVSH, që industria importon për të prodhuar, ne hoqëm 10 përqindëshin mbi pagën e të ardhurave personale të punëtoret me rrogë nën 30 mijë lek. E tërë industria fason përfitoi nga kjo dhe kjo do të thotë 10 përqind  mundësi punësimi më shumë. Pra do të bëjmë  gjithçka për punësimin e të rinjve. Caktuam edhe një kuadër vetëm për të rinjtë, tre vjet pa asnjë detyrim tatimor. Kjo mendoj e lehtëson, e inkurajon punësimin e tyre. Ne besojmë se me masat e reja që kemi marrë me heqjen e taksës ndaj çdo kapitali dhe me masa të tjera, ne do të nxisim ndjeshëm prodhimin, punësimin, ne do të bëjmë që të rinjtë të punësohen, ne do të bëjmë gjithçka që aktiviteti bankar të zgjerojë aktivitetin e tij. Ne do të bëjmë gjithçka që banka të reja të hapen në Shqipëri. Përsa i përket arritjeve. Unë një gjë dua t’ju them. Isha në një konferencë Forum Botëror në Baku. Ajo është një zonë e pasurive natyrore e naftës, e gazit, me triliona metër kub, e floririt, diamanteve e vendeve për rreth. Ata po flisnin, por flisnin se janë rritur katër herë ekonomikisht. Unë u ngrita dhe ju thash se, GDP në Shqipëri në 21 vite është rritur 11 herë  dhe kjo është e vërteta absolute dhe e regjistruar në statistikat e Botës. U ndala në këtë moment, sepse pozitivja është për tu mbrojtur, arritja është për tu mbrojtur. Si u rritëm në 11 herë. Nga lumenjtë e djersës së shqiptarëve u rritëm ne, nga mundi i djalit tënd në emigracion dhe qindra e mijërave të tjerëve, nga mundi i atyre që punuan ditë e natë në Shqipëri, por u rritëm fuqishëm. U rritëm sa asnjë vend tjetër. Këto reforma ekonomike liberale të bazuara në lirinë e individit, të bazuar në respektin e iniciativës së lirë. Nuk kishim ne mundësi të kreditonim miliarda e miliarda. Kishim një mundësi ne të ulnim taksat dhe ulja e taksave ishte barrë më e vogël mbi biznesit dhe këtë e bëmë. U përqendruam për një klimë sa më miqësore, u treguam serioze në reforma. Jemi rritur 11 herë sa asnjë vend tjetër. Tjetër punë se në çfarë rrethi ishim të vendosur , por kjo është e vërteta. Ne jemi këtu në një takim me gra dhe vajza. Një nga treguesit për gra dhe vajza është vdekshmëria amtare. Në 100 mijë gra që lindin, ju garantoj se në Shqipëri vdekshmëria amtare është nga më të ulëtat në Botë, ka qenë shumë e lartë. Kemi të meta. Kemi probleme. Por këtë e kemi arritur dhe ky është një tregues cilësor. Pse është cilësor? Se ky tregon një kujdes të gruas shtatzënë, një kujdes të familjes, një kujdes të shëndetësisë, një kujdes tërësor. Kjo tregon se gruaja shtatzënë i ka dyer t e hapura, për të marrë këshilla, për tu asistuar, për tu kontrolluar. Janë vende shumë më të pasura se ne, por e kanë së paku 3 deri ne 4 herë më të lartë se ne vdekshmërinë amtare. Unë mora një tregues. Ne kemi shumë probleme , por kemi edhe arritje shumë të mëdha. Kudo që të dilni ju shikoni banesa të reja. Ku e kanë vendos Shqipëriën ato? Sot Shqipëria, banesa për një mijë banorë, lë prapa 5 vende të Bashkimit Evropian. Në këto arritje çdo qytetar është aksioner, nuk duhet të përdorim klishenë e Shqipërisë së shkuar, për të pranuar Shqipërinë e sotme. Ata e bëjnë këtë gjë, ata mohojnë gjithçka, ata fyejnë çdo gjë. Çfarë tregon kjo banesë, tregon klasën e mesme. Janë 340 mijë familje shqiptare që kanë më shumë se një banesë. Ai që ka më shumë se një banesë ka një televizor, ai që ka më shumë se një banesë ka dhe një makinë. Kjo klasë e mesme është produkt i lirisë, nuk është produkt i nomeklaturës. Kjo u krijua me lumenj djerse dhe kjo është bazë e stabilitetit. Sa herë u përpoqën ata të nxisin në aventurë shqiptarët . Isha i sigurtë se kurrë nuk mund të ndodhte, derisa grupuar 200-300 vetë për të sulmuar Këshillin e Ministrave. Ku ishin qytetarët atë ditë. Qytetarët kishin ardhur për të protestuar normal, qytetarët atë ditë ishin në Sheshin “Skënderbe”, ose tek Hotel Dajti, e panë që skenari ishte tjetër. Po pse? Sepse ishin klasë e mesme dhe nuk hidhet në aventurë klasa e mesme. Klasa e mesme është themeli i stabilitetit të vendit, njeh rregullat, të pëlqen të voton s’të pëlqen s’të voton. Ne duhet ti mbrojmë këto, sepse një pjesë e mirë e jona, kemi përjetuar një sistem tjetër. Shqiptarët e 20 viteve ndërtuan më shumë se kudo tjetër. Përsa  i përket Shqipërisë Evropiane, është njëlloj si propaganda e përparme, që thoshte se ne jemi vend i lumturuar. Duhet ti shohim gjërat. Ju i ndiqni mediat , çdo ditë qeveria e Beogradit ju thotë serbëve, se marrëveshjen e bëmë se zgjodhëm Europën. Midis Kosovës dhe Europës, zgjodhën Europën. Ai thoshte se nuk janë patriot ata që thotë të mbetemi peng i Kosovës për Europën. Kurse ne kemi një njëri i cili për karrigen e tij, për tre ligje bllokoi statusin, bllokoi një pasaportë të shkëlqyer për këtë vend. Ne si qeveri bëmë çdo reformë dhe në tetorin e  vitit të kaluar, komisioni rekomandoi Shqipërinë për status, me kusht që të votohen tre ligje. Ligjet ai nuk i ka votuar deri më sot. Bëri edhe pazarin me partinë që ishte në qeveri dhe sërish nuk i votoi ligjet. Nuk i votoi ligjet, sepse interesi i tij personal  është mbi çdo lloj interesi tjetër dhe nuk ka akt më të pa përgjegjshëm. Pesë ditë më parë u deklarua Uashingtoni dhe Luksemburgu se mos votimi i tre ligjeve bllokoi statusin, të nesërmen tha jo. Kjo është shkalla e përgjegjësisë së tij. Unë shpresoj që shqiptarët ta realizojnë. Dy ditë më parë godet në mënyrën më të pa denjë një diplomat, një prind, një intelektual dhe dje tallej me cinizmin më ekstrem, ta quajmë thoshte ; ditën e shkuljes së veshit. Nëse je banor i spitaleve psikiatrike këtë mund ta thuash, një njëri  që ka probleme e thotë këtë gjë. Ai nuk ka sensin e turpit që ka bërë, e aktit të shëmtuar, të padenjë publik, në një sallë në një vend të huaj, ndaj një diplomati vetëm pse e pyeti, sepse sporti i tij është sharja e Shqipërisë. Ai mendon se duke sharë Shqipërinë gjen mbështetje, pasi ka që nuk e duan Shqipërinë dhe kjo është normale, por kjo se ka penguar Shqipërinë të jetë anëtare e NATO-s, të marrë vizat. Ky zotëri vazhdon të tallet me shqiptarët. Se t’ju thuash shqiptarëve se ligjet si votoj, statusin e bllokoj dhe jam për Shqipërinë Europiane, është një tallje  e vërtetë, por 23 qershori po vjen dhe zotëria e tij do të marrë atë përgjigje që meriton.

 -Përshëndetje. Përsa i përket taksave, doganave, tatimeve, kanë një arritje shumë të mirë dhe në qytetin tonë marrëdhënia me tatimet dhe doganat ka një nivel shumë të lartë. Përfaqësoj biznesin familjarë. Unë kërkoj ndihmesë për sektorin e riciklimit. Ky sektor ka të punësuar mbi 150 mijë vetë. Në Durrës është fabrika e letrës. Bizneset në vendet fqinje kanë disa lehtësia. Nuk kërkoj subvencion nga shteti për mbeturinat që riciklohen. Kërkoj që të mos na hyjnë biznese të tjera në konkurrencë të shikohet mundësia e akcizës së solarit që furrave të bukës ju është realizuar?

Kryeministri Berisha: Ju përgëzoj, e kam vizituar fabrikën e letrës dhe të them të vërtetën duke ditur problemin e teknologjive të vjetra, në fabrikën tuaj jam mahnitur për nivelin e lartë të teknologjisë që kam gjetur. Këtë jua kam thënë të gjithë miqve të mi, se shkova për të parë se ku shkojnë ujërat dhe aty pashë një gjë shumë të përsosur, zero ndotje. Përsa i përket kërkesës suaj, unë ju them se me shumë përparësi do ta shqyrtoj. Këtu bëhet një debat, por unë industrinë ricikluese e konsideroj industrinë më jetike për mbrojtjen e mjedisit. Mjedisi dhe mbrojtja e tij, përbën një problem më kryeso për çdo vend të lirë. Unë me shumë përparësi do të ulem të diskutoj me përfaqësuesit e financave të bëjnë përllogaritjet dhe unë e quaj plotësisht shumë të mundshme. Kërkesa është shumë e arsyeshme.

-Përshëndetje. Unë kam një biznes të vogël në Durrës. Para pak ditësh kam paguar takat e Bashkisë të përkohshme dhe di që këto taksa nuk janë miratuar në Këshillin Bashkiak. Këto taksa që ne kemi paguar si quhen?

Kryeministri Berisha: Këto janë gjoba. Taksat e pamerituara nga Këshilli Bashkiak është gjobë mbi biznesin. Taksat në kushtetutat e çdo vendi të lirë janë kompetencë vetëm e parlamenteve qendrore dhe lokale. Kurrë ekzekutivi, kryeministri dhe asnjë njeri nuk ka dhe nuk mund të ketë tagër të përcaktojë të vendosë taksa. Populli ua ka dhënë këtë kompetencë vetëm parlamenteve. Për taksat qendrore parlamentit qendror, për taksat lokale parlamentit lokal. Çdo njëri që vepron në kundërshtim me këtë ligj dhe këtë parim është një gjobë vënës dhe ai do të vendoset para ligjit. Ku shkojnë këto para? Unë do ti kërkoj Këshillit Bashkiak të marrë në diskutim çështjen, sepse këto para kudo mund të shkojnë, por për qytetarët e Durrësit nuk shkojnë.

  -Unë jam përfaqësuese e  fasonëve në Durrës. Unë ju falenderoj për paketën fiskale që keni bërë për biznesin tonë. Tavolinat e rrumbullakëta që në kemi bërë me ju janë një realitet i pamohueshëm dhe fjala e dhënë është mbajtur.

Kryeministri Berisha: Ju falenderoj dhe ju garantoj se nuk do të ndërpresim kurrë përpjekjen tonë për të mbështetur biznesin. Nëse ky vend është rritur 11 herë, pavarësisht se nuk jemi aty ku do të donim të ishim, por rritje më të shpejtë nuk ka bërë njëri. Është rritur iniciativa  e lirë e qytetarit. Në vitin 2006-2007 qeveria amerikane na dha një fond për të luftuar korrupsionin në sektorët ku ai ishte më i dëmshëm dhe njëri nga këta ishte regjistrimi i biznesit dhe taksat.  Mbi bazën e arritjeve ne do të vlerësoheshim për të marrë atë që quhej kompak. Ai ishte grand qindra e qindra milion dollarë. Ne e morëm me shumë seriozitet atë. Realizuam objektivat, por kur ne u bëmë për të marrë kompakun, ne e tejkaluam me të ardhura dhe hymë në grupin e vendeve që nuk na përkiste. Ne konferencë ju thash se kam vetëm mirënjohje, sepse vërtet se marrim kompakun, por ne kemi mbledhur këto katër vite 5 miliard dollarë më shumë se qeveria e mëparshme. Ju thash imagjinoni për një moment, sikur ju miq të dashur te vendosnit të bënit një konferencë të madhe për Shqipërinë, për donacionet dhe do të mblidhnin 5 miliard dollarë, ky do ishte një lajm i madh për Botën, por ato i mblodhëm ne. Kemi mbledhur në tetë vite 9.2 miliard dollarë, të gjitha këto, sepse biznesi u dyfishua, sepse biznesi shumëfishoi veprimtarinë e tij. Të gjitha këto sepse investimet  në kulmin e krizës në vende të tjera u rritën 316 përqind sipas UNTAD. Të gjitha këto, sepse sëbashku ia kemi dalë të marrim 4.2 miliard dollarë investime të huaja. Ne besojmë se rruga më e sigurtë e transformimit të këtij vendi është mbështetja e biznesit. Ekonomia jonë po ngjitet këtë vit. Ishte vit i vështirë viti i kaluar. Për dy muaj pjesa veri-lindore mbeti pa investime sepse ishte në dëborë. U krijua një rreth vicioz mes CEZ-KESH-OST. CEZ falimentoi vetë dhe po falimentonte edhe këto ndërmarrje, të cilat nuk kishin asnjë arsye për të falimentuar, plus kriza për rreth që kulmoi më shumë dhe megjithatë ekonomia jonë mbajti rritjen 1.7 përqind, pa llogaritur informalitetin. Ç’po ndodh këtë vit? Po ngjitemi më mirë se vitin e kaluar. Mund të kemi disa pasoja. Vetëm ajo masa që morëm ne për fasonët, heqja e taksës personale për 10 përqind, ajo në buxhet është minus 24 milion euro.  Prandaj ekonomia po ecën, sepse në tërësinë  e vet këto masa entuziazmojnë biznesin, entuziazmi i tregut është jashtëzakonisht përcaktues, optimizmi i tij është energjik. Ndaj dhe ne mbetemi të vendosur. Do të zbatojmë këto që kemi marrë tani, i plotësojmë më sugjerimet dhe propozimet në këto debate dhe ne mendojmë se pas rezultateve të kësaj paketë do paraqesim paketën tjetër. Natyrisht të gjitha rezultatet nuk i merr dot.

 -Përshëndetje. U krijua universiteti për shëndetësinë. Kam një pyetje të drejtë për drejtë. Gjatë mandatit tjetër a do ti jepni suporte  maksimale ekonomike këtij universiteti për të ngritur kërkimin shkencor në nivele bashkohore?

Kryeministri Berisha: Pyetje e drejtë, ju siguroj se universiteti u ngrit me qëllimin më kryesor që të udhëheqë zhvillimin e shëndetësisë në Shqipëri. Të jetë përcaktues në rritjen e cilësisë dhe përballimin e një shërbimi të cilësisë më të mirë. Çfarë kemi ne sot pozitive në sistemin tonë. Ka qëndrime të pa denja dhe korrupsion, por ka një gjë tjetër shumë pozitive pasi ne renditemi të tretë në Europë për aksesin e lehtë tek mjeku. Është arritje shumë e madhe. Po të shikoni, radha për mjekun dhe radha për ekzaminimin është problem madhor dhe që shpesh kushton shumë në vende te tjera. A ka probleme shëndetësia jonë? Padiskutim që ka dhe universiteti do të ketë mbështetjen më të madhe, për të qenë një qendër e fuqishme e kërkimit shkencor përndryshe nuk përmbush dot misionin ne vet. Udhëheqin në shkencë, ata të cilët bazohen në kërkim shkencor. Së dyti ne nuk kemi numrin e mjekëve për frymë. Tani po diskutojmë do të hapim një fakultet tjetër, apo do të mbështesim fakultetin ekzistues për të përballuar kërkesat në rritje për plotësimin e numrit të mjekëve që duhet të plotësohet. Në gjeneratën time ne kemi qene 300 studentë, sot ata janë në pension. Duhet të rrisim numrin e studentëve. Tani numri i kërkesave për mjekësinë është rritur dhe numrin më të madh e kanë vajzat, është fat, se nuk mund të bjerë më mirë se në duart e vajzave dhe grave kujdesi shëndetësor dhe ju garantoj se do ta mbështesim fuqimisht.   Po merret me ristrukturimin ekipi i ri, po merren modele.

 -Përshëndetje jam sekretare dhomës së tregtisë dhe industrisë Durrës. Kjo dhomë ka pasur një nga objektivat e saj themelore promovimin dhe nxitjen e sipërmarrjes femërore. Nga qeveria janë marrë mjaft nisma në këtë drejtim. Për ta bërë gruan një burim dhe faktor na nevojiten iniciativa për përfshirjen e gruas në çdo nismë. Ne do të sugjeronim krijimin në kuvend t&eu

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›