E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëbiseduesit konfirmojnë Berishën si lider të transformimeve të mëdha të Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, takime të suksesshme në Itali

TIRANE - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila mdodhet në Itali për një vizitë zyrtare, ka zhvilluar ditën e djeshme një takim të rëndësishëm  me presidentin e Italisë Xhorxho Napolitano. Gjatë takimit Topalli i shprehu Presidentit Napolitano mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka atribuar vendit tonë në proceset demokratike dhe integruese për në Bashkimin Europian dhe NATO.
Një pikë tjetër e bisedës ishin dhe zhvillimet ekonomike në Shqipëri, në klimën entuziaste të biznesit, çka ka bërë të mundur stimulimin e fortë të biznesit të huaj për të investuar në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë ata u ndalën në interesin që Shqipëria ka ngjallur në vendet Europiane për dinamizmin e ekonomisë së saj.
Kryetarja e Kuvendit ftoi presidentin Napolitano për të vizituar Kuvendin e Shqipërisë, ftesë e cila u prit me shumë interes.

Jacques Delors: “Sali Berisha, lider i transformimeve të mëdha të Shqipërisë”
Një tjetër takim mjaft të rëndësishëm Kryetarja e Kuvendit zhvilloi dhe ish-presidentin e Komisonit Evropian Jacques Delors, aktualisht i njohur si  politikan i madh vizionar, por që mbetet një ndër presidentët më të suksesshëm në dekada gjatë periudhës së tij presidenciale  në Komisionin Europian. Jacques Delors dhe Jozefina Topalli diskutuan për procesin e zgjerimit të Europës, i cili sipas presidentit Delors, në vitet e ardhshme do të numërojë 30 vende nga 27 qe ka sot.
Ndërkohë, Kryetarja e Kuvendit nga ana e saj e informoi zotin Delors mbi reformat e fundit në Shqipëri  si dhe për tempin unik të procesit të ratifikimeve si të protokollit te NATO-s ashtu edhe të Marrëveshjes së stabilizim-asocimit të Shqipërisë me BE. Presidenti Delors, mik i vjeter i kryeministrit Berisha, ka mbështetur fort Shqipërinë në vitet e para të ndryshimeve. Ai foli në mënyrë të veçantë për Kryeministrin Berisha të cilin e cilësoi si mik të tij dhe e vlerësoi si një lider të transformimeve të mëdha të Shqipërisë.
Një çështje tjetër me mjaft rëndësi mes bashkëbiseeuesve ishte dhe zgjerimi i vendeve të Ballkanit, rreth së cilës ai u shpreh se “Evropa i ka dyert e hapura për vendet e Ballkanit për ti mbështetur ato në gjetjen e zgjidhjeve paqësore dhe të frytshme. Unë jam PRO zgjerimit. Pas zhvillimeve të fundit në këtë rajon Evropa ka marrë përgjegjësi të veçanta për vendet e këtij rajoni”, tha Delors.

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në ceremoninë e diplomimit të studentëve
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë vizitës në Itali, ka qenë gjithashtu e ftuar nderi në ceremoninë e diplomimit te studenteve te Kolegjit Europian, një ndër më prestigjozet në fushën e përgatitjes së eurokratëve. Kjo ceremoni përbën një ngjarje të shënuar për Kolegjin Europian, dhe në të morën pjesë personalitete të larta të botës akademike dhe politike italiane dhe Europiane.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte ndër te ftuarit e nderit, mes personaliteteve të rëndësishme, siç ishin Presidentin Italian Napolitano, Presdentin Delors, Komsionerin Europian, Mario Monti. Kjo ceremoni u përcoll me shumë interes nga media prestigjioze italiane. Në Kolegjin Europian ndjekin studimet dhe studentë nga Shqipëria.
Gjatë takimit me studentët  shqiptarë të sapo diplomuar, Kryetarja e Kuvendit u shpreh se “Jam e bindur se me njohuritë tuaja ju i shërbeni proceseve integruese të vendit tonë, ndaj dhe une jam angazhuar personalisht qe numri i studentëve shqipatarë në Kolegjin Europian të rritet”, tha Topalli.
Kryetarja e Kuvendit zhvilloi një takim me zotin Alfonso Mattera,  Drejtor Shkencor te kolegjit te Bryzhit i cili ka si mission pergatitjen e  liderve te ardhshëm të Europës.
Nën kujdesin e Kryetares Jozefina Topalli, Kuvendi i Shqiperise mban marredhenie me këtë Universitet ku çdo vit trainohen punonjës të Parlamentit. Prof.Mattera theksoi se e vlerëson shumë këtë  inisiativë të Kryetares së Kuvendit si një ndihmesë e çmuar që aftëson administratën në njohjen dhe përafrimin e ligjislacionit shqiptar me atë të BE-së.
“Ndaj, u shpreh ai, unë e konsideroj shumë domethënëse pjesëmarrjen tuaj si e ftuar speciale në këtë ceremoni”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›