E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR: Kemi dhënë kontribut në reformat e suksesshme të qeverisë

Asambleja Kombëtare e PR-së, e mbledhur sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në ditën e 18 vjetorit të krijimit të kësaj partie, vlerësoi angazhimin e republikanëve në arritjet e deritanishme për integrimin e vendit në NATO dhe BE dhe diskutoi për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Presidenti i Nderit i PR-së, Sabri Godo, theksoi se "ne si forcë politike kemi pasur dhe i kemi dhënë shumë këtij vendi në njerëz dhe në vlera, por është momenti që me formulat e reja që ky Kod Zgjedhor na dha, të mblidhemi të gjithë të djathtët për të pasur sukses në zgjedhjet parlamentare që janë në prag". Kryetari i kësaj partie, Fatmir Mediu,  pasi theksoi angazhimin e  republikanëve gjatë këtyre 18 vjetëve në realizimin e reformave integruese të vendit, vlerësoi se anëtarësimi me të drejta të plota në NATO brenda tre muajsh, ''i jep të djathtës, qeverisë dhe PR-së të drejtën legjitime të krenohet për këtë arritje historike për Shqipërinë, si kontribut të drejtpërdrejtë të tyre". Mediu shprehu bindjen se "koalicioni me PD-në dhe forcat e tjera të djathta, do të sjellë fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare''.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›