E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkëfshatari masakron me thikë çobanin

05/04/2005  Autori u identifikua nga viktima

MALLAKASTËR – Në kohën kur ka vendosur tufën e bagëtive përpara për t’u kthyer nga kullota në shtëpi, masakrohet me thika në trup. Policia dyshon se krimi është kryer nga një tjetër fshatar më i rritur, për arsye që ende nuk dihen.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë lokale, një 22-vjeçar, nga fshati Kalenjë i këtij rrethi, është gjetur, i goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, në gjendje koma. Të njëjta burime bëjnë të ditur se 22-vjeçari Edmir Behaj u gjend në maj të malit rreth orës 21.30 të mbrëmjes së diel. Familjarët kanë treguar se 22-vjeçari kishte shkuar si zakonisht që të ruante bagëtitë, por më pas në rrethana ende të pazbuluara prej policisë është goditur nga i dyshuari Artur Bozhaj, 31 vjeç, nga fshati Aranitas, i po këtij rrethi. Policia ka përcaktuar orën e vrasjes, dy orë para se ai të gjehej nga të afërmit. Kanë qenë këta të fundit, të cilët e kanë parë njeriun e tyre të mbuluar me gjak, ndërsa ende nuk dihen motivet.

I dyshuari si autori i ngjarjes, Artur Bozhaj, është larguar në drejtim të paditur. Emri i tij është mësuar prej Edmir Behaj në një moment të vetëm kur ai ka reaguar pas ndërhyrjes së mjekëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›