E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet godina 50-vjeçare e Bashkisë

05/04/2005  SARANDË – Dje, në mbrëmje, në Sarandë ka mbizotëruar pluhuri dhe zhurma e madhe e shkaktuar nga prishja e godinës së ish-bashkisë. Shembja ka nisur në orën 16.00 dhe ka përfunduar në orët e vona. Për të gjithë banorët ka qenë e vështirë të dilnin në qytet, pasi një re e dendur pluhuri kishte pushtuar qytetin bregdetar. Banorët janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi, pasi nuk ishte marrë asnjë masë për eliminimin e pluhurit dhe mbetjeve që ngriheshin nga puna për rrëzimin e ndërtesës së ndërtuar në vitin 1956.

Pjesa ku punohej nuk është rrethuar, por ka qëndruar e hapur dhe lëvizja ishte tepër e vështirë. Pluhuri dhe tymi i bardhë kanë përshkruar deri në shëtitoren e qytetit dhe në disa lagje të tij. Prishja realizohet nga një brigatë xhenjo e Ministrisë së Mbrojtjes.

Komandanti i kësaj brigade, major Hasan Kaziu, tha se shembja u realizua me copëtimin e ndërtesës me ekskavator dhe jo me eksploziv, pasi rrezikonte objektet që janë përreth saj. Fillimisht janë rrëzuar kati i tretë dhe i dytë dhe më pas kati i parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›