E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre fshatra po shpërngulen për një urë

05/04/2005  Paguajnë nga 100 lekë, për çdo kapërcim të lumit me karrocë

BERAT - Mungesa e një ure, rreth 60 metra e gjatë, po sjellë shpërnguljen e banorëve të tre fshatrave. Janë banorët e fshatrave Gjoroven, Veleshnje e Molishtë, të cilat nga dita në ditë po shpërngulen, duke braktisur çdo gjë që kanë ndëtuar gjatë jetës së tyre. Kjo, sipas vetë banorëve, ndodh vetëm për një urë, e cila për ta ka qenë dhe vazhdon të mbetet ende një problem madhor i pazgjidhshëm. Hekuran Çaçi, 60 vjeç, thotë për gazetën “Metropol”, se një urë e ndërtuar mbi lumin e Plashnikut do të ndimonte shumë rreth 10 mijë banorët e zonës, që kanë ngelur pas vitit 1990. Sipas tij, zona ka qenë më shumë se 15 mijë banorë, por pas vitit ´90 banorët e zonës, duke parë se askush nuk i ndihmoj filluan të largohen nga këta fshatra drejt qytetit, edhe pse qytetin e kanë vetëm 5 km larg. Zona është prodhuese, tregon për gazetën kryetari i komunës, Bledar Çili, sipas tij, banorët merren me bujqësi e blegtori, por shumë nga prodhimet e tyre shkojnë dëm, pasi nuk ka rrugë për t´i tregtuar në merkaton e qytetit. Të tre fshatrat janë për gati 6 muaj të izoluar, ndësa banorët e kalojnë lumin me një karrocë, pronari së cilës për 60 metra që kalon lumin kërkon 100 lekë, dhe çka është më kryesorja në tre fshatrat ende nuk ka shkuar makina, pasi të gjitha rrugët janë ende të pashtruara me çakull. “Kemi kërkuar disa herë fonde për të shtruar të paktën me çakull rrugët e kësaj zone, por deri tani askush nuk e ka vënë ujin në zjarr nga pushtetarët vendor dhe ata qendror - thotë kreu i komunës të Velabishtit, ku dhe përfshihen këta fshatra. Por më kryesorja për këto fshatra është ndërtimi i një urë mbi lumin e Plashnikut, e cila do të mundësojë lidhjet e komplet zonës prej më shumë se 10 mijë banorë me qytetin e Beratit”. Selim Çaçi tregon se kemi arritur të marrim ujë për të pirë 5 km larg me kafshë, ndërsa urën nuk e ndërtojmë dot, pasi duhen shumë investime. “Kanë ardhur shumë pushtetarë dhe politikanë dhe kanë premtuar për ndërtimin e urës dhe shtrimin e rrugës qoftë edhe me çakull, por deri tani premtimet kanë ngelur vërtet në kuadrin e premtimeve, ndoshta edhe të ndonjë politikani “gënjeshtar”, pasi deri tani nuk është bërë asgjë nga premtimet e dhëna, qoftë edhe në kohën e fushatës.” “Dimri i sivjetëm – ky është një tjetër hall, thotë Përparim Sulka, pasi është një lagje e tërë që tokat ua ka përmbysur rrëshqitja e dherave nga reshjet e shirave, duke u dëmtuar mbi 1 ha të mbjella me vreshta, mbi 600 pemë frutore si ullinj, bajame, arrë, qershi, fiq, pjergulla etj., si dhe mbi 3 ha me të mbjella me ushqim për blegtori si jonxhë, hasëll etj., dhe dy ha të mbjella me grurë, ndërsa u ka shterur edhe disa vendburime që banorët e fshatit Gjoroven marrin uji për të pirë. Janë gati 30 familje që rrezikohen nga rrëshqitja e pllajës të “Shullërit” siç dhe e quajnë banorët e zonës, e cila ka filluar të rrëshqas dhe është afruar pranë shtëpive të banimit. “Kemi lajmëruar pushtetarët vendor, por deri tani ende nuk kanë ardhur që të shikojnë gjendjen në vend”, thotë Ismail Çaço, të cilit rrëshqitja e tokës i ka dëmtuar shumë pemë, tokë e pemtari të tjera.

3 fshatra

po shpërngulen për një urë

10 mijë banorë

numëron zona

15 mijë banorë

numëroheshin para ‘90

6 muaj

të izoluar

100 lekë

për të kapërcyer lumin me karrocë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›