Zbret nga furgoni shkollës përplaset për vdekje në rrugë
05/04/2005 DELVINË - Një fëmijë 12-vjecar ka humbur jetën nga një aksident automobilstik dje në mesditë.
Sipas burimeve zyrtare nga komisariati i policisë në Delvinë, mësohet se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Shelegar me rrugën nacionale Sarandë-Delvinë.
Automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga Fotaq Muço, 40 vjeç, ka përplasur për vdekje vogëlushin Dorian Shehu, banor i fshatit Shelegar, fshat i cili ndodhet 3 km larg nga Saranda.
Përplasja e makinës me fëmijën ka ndodhur rreth orës 14.10, kur 12-vjeçari ishte duke u kthyer nga shkolla për në shtëpi pas përfundimit të orarit mësimor.
Porsa ka zbritur nga furgoni i shkollës, fëmija është përplasur nga autovetura. Drejtuesi i automjetit i ka dhënë ndihmën e parë viktimës, duke e çuar në spitalin e Sarandës, por përpjekjet kanë qenë të kota, pasi plagët e shumta, që kishte marrë nxënësi i klasës së pestë në shkollën “Ademe Sheme” të Sarandës, kanë qenë të rënda.
Pas aksidentit, 40-vjeçari, që shkaktoi aksidentin, nuk është larguar, por është dorëzuar në duart e policisë në Delvinë.