E Diel, 1 Nëntor 2026

I shkruan letër babait vretë veten më pas

05/04/2005  Enigmë motivet

FIER - Një 31-vjeçar, nga qyteti i Fierit, i ka dhënë fund jetës në mënyrë enigmatike duke qëlluar mbi trupin e tij me kallashnikovë. Ka mjaftuar një plumb i vetëm në zëmër që t’i marrë jetën 31-vjeçarit Tonin Pjetrushi, nga lagjja “29 Nëntori” i qytetit të Fierit. Sipas burimeve nga të afërm të tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07.30 të mëngjesit të ditës së diel.

Viktima sapo është ndarë me bashkëshorten e tij, e cila ka çuar vajzën e vetme të çiftit në kopsht, ka hyrë në banjo dhe pasi është futur në vaskë, ka drejtuar kallashnikovin në drejtim të zemrës dhe ka goditur vetëm një herë, duke vdekur në vend. Ai është gjetur i pajetë prej gruas së tij.

Mësohet se viktima Pjetrushi ishte punonjës në TEC të Fierit dhe njëkohësisht punonte si kamarier në një prej lokaleve të qytetit. Policia e ka cilësuar ngjarjen si një vetëvrasje të pastër të kryer më shumë në kushtet e depresionit të rëndë. Ai jetonte në kushte normale ekonomike dhe kishte një familje të rregullt.

Para se të vdiste, viktima i kishte shkruar një letër të atit të vetë (me të cilin kishte lidhje shumë të ngushta) ku i thoshte që të mos e bënin publik vetëvrasjen e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›