"Bashkejetesa 15-vjecare, me guret ne veshka"
Pune te zakonshme ka kryer ne biznesin e tij, qe ka hapur prej 18 vjetesh, por lodhja e asaj dite ka mbetur ne mendje te Istrefit. Duke punuar ka ndier nje dhimbje apo rendim te pjeses se pasme te mesit, por asnjehere nuk i ka shkuar ne mendje, se me kete dhimbje do te bashkejetonte per vite e vite me radhe. Pas analizave dhe ekzaminimeve te shumta qe ka kryer, ka mesuar se vuante nga veshkat dhe pikerisht nga prania e gureve ne to. "Nuk e kisha menduar qe do te kisha nje semundje kaq te gjate, qe ajo do te behej pjese e pandashme e jetes sime, dhe qe do te me kufizonte shume nga aktivitetet dhe jeta normale", ka pohuar per gazeten, Istref Hoxha. Ajo qe ka mesuar pas shfaqjes se semundjes ka qene se edhe babai i tij, ka pasur nje semundje te tille por vetem per nje periudhe te shkurter kohe.
Semundja
Krizat e forta te veshkave e kane detyruar ate por edhe familjaret qe te marrin rrugen e spitalit shume here, naten apo diten, per te injektuar qetesues si dhe per te kryer vizita. "Mjekimet qe bera por edhe kurat popullore qe perdora heren e pare, me dhane rezultat dhe nxora disa gure. Aty mendova se shpetova dhe se ajo ishte semundja e veshkave. Por e keqja per mua nuk pati fund, pasi per disa muaj, krizat u perseriten prape. Mesova qe veshka ime, prodhonte gure dhe ishte e pamundur qe te kishte nje sherim te plote" pohon Istrefi. Per te, kurat popullore, medikamentet e dhena nga mjeket u bene pjese e pandashme e jetes se tij. Nga ato momente ilacet gjendeshin ne xhepat e tij, kurse kujdesi per veten ishte shume me i madh, po keshtu edhe vizitat tek mjeket. Te vetmen zgjidhje qe i kane dhene, ka qene therrmimi i gureve me bombardim. Per te kryer kete procedure Istrefit i duhen te pakten 500 mije leke te vjetra pasi ne Qendren Spitalore Universitare nuk ka nje aparature te tille, edhe sherbimin duhet ta kryeje tek privatet. "Aty faturat jane te paperballueshme, shume here me eshte dashur qe te marr para borxh. Megjithese kam shkuar edhe ne Greqi perseri nuk pata ndonje permiresim. U bene 15 vjet qe jetoj me kete semundje, tani ajo eshte pjese e pandare e imja" tregon Istrefi. Nderkohe kati i 6 i spitalit te Semundjeve te Brendshme ne QSUT per te, eshte bere si nje shtepi e dyte.