E Diel, 1 Nëntor 2026

Te gatshem per anetaresim ne FMN

Nga Luljeta Krasniqi

Autoritetet kosovare thone se jane permbushur te gjitha kriteret per anetaresim e Kosoves ne Fondin Monetar Nderkombetar. Gjithashtu, sipas tyre, Kosova ka siguruar kuoten dhe nuk shihet ndonje problem per mosanetaresim.

Ministri i Ekonomise dhe Financave, Ahmet Shala, thekson se procesi per anetaresim ne FMN eshte duke shkuar konform planit dhe parashikimeve qe jane bere qe nga viti i kaluar, megjithate, sipas tij, jane disa ceshtje te proceduarve te rregullta, te cilat jane duke vazhduar, por qe jane ne rruge te duhur.

"Kosova tanime i ka permbushur te gjitha kriteret per anetaresim ne Fondin Monetar Nderkombetar. Po bejme gjithcka qe eshte e mundur qe ato shtete, te cilat nuk e kane njohur Kosoven shtet, te marrin pjese ne votim", thote Shala.

Ai thekson se kuota eshte e siguruar, por problemi, sipas tij, qendron tek numri i vendeve qe marrin pjese ne votim. Numri i vendeve qe duhet te marrin pjese ne votim, sipas ministrit, duhet te jete me shume se 50 per qind e anetareve te FMN-se, perkatesisht Bankes Boterore.

Aktualisht, zyrtaret e Ministrise se Ekonomise dhe Financave jane duke lobuar tek vendet, te cilat nuk e kane njohur Kosoven shtet, qe te votojne ose te marrin pjese ne votim.

Ndersa, sa i perket shumes qe Kosova duhet te paguaje per te qene anetare e ketyre institucioneve nderkombetare monetare, ministri Shala thote se eshte ende heret te flitet, por gjithsesi, shton ai, eshte nje kuote, e cila do te caktohet ne baze te GDP-se.

"Ne jemi ne perfundim te ketij procesi dhe kjo nuk eshte ndonje problematike, pasi qe ato mjete nuk duhet te paguhen menjehere. Eshte ceshtje e nje agjende, e cila do te harmonizohet me FMN-ne", thote ministri Shala.

Eksperti per ceshtje ekonomike, Muhamet Sadiku, thote se pret qe Kosova brenda ketij viti te anetaresohet ne keto dy institucione nderkombetare financiare. Ai thekson se Fondi Monetar Nderkombetar, Republikes se Kosoves pas anetaresimit do t'i ofroje edhe asistence teknike dhe programe per krijimin e nje stabiliteti me te qendrueshem makroekonomik.

"Nese Qeveria e Kosoves do te arrije te ndjeke me vemendje nje kurs te qarte te reformave ekonomike ne kete rrugetim, pervec tjerash, do ta kete ndihmesen e ketyre institucioneve per zbulimin e burimeve te reja ekonomike", u shpreh Sadiku.

Per t'u bere anetar i nje institucioni monetar nderkombetar, ministri i Ekonomise dhe Financave, Ahmet Shala, thote se duhet te perkushtuar edhe ne aspektin e disiplines financiare dhe ne aspektin e politikave te qarta.

"Ne do te bejme gjithcka qe te jemi shtet modern, qe respektohet ligji dhe demokracia, dhe ne baze te ketyre vlerave dhe politikave te qarta zhvillimore, do te kemi raporte te qendrueshme me keto dy institucione te rendesishme nderkombetare", thote Shala.

Nderkaq, Flamur Keqa, nga Oda Ekonomike e Kosoves, ndonese nuk sheh ndonje problem per anetaresimin e Kosoves ne FMN dhe BB, ai dyshon qe do te mund te arrihen pergatitjet qe Kosova te jete pjese e ketij institucioni brenda ketij viti.

"Secili anetar qe deshiron te anetaresohet ne keto institucione, duhet t'i permbushe obligimet. Ne, perpos ketyre obligimeve, kemi edhe borxhet e jashtme, te cilat barten nga periudha e paraluftes dhe servisimi i ketyre borxheve eshte i domosdoshem qe te futemi ne rrjedhat financiare nderkombetare", thekson Keqa.

Ndryshe, anetaresimi ne FMN eshte parakusht i Kosoves per anetaresimin ne Banken Boterore. Vendimet ne FMN merren ne baze te shumes se mjeteve qe paguajne vendet anetare.

Ne rastin e Kosoves, vendet e G7-es, te cilat e kane pranuar Kosoven, kane shumicen e votave, pasi qe edhe jane kontribuuesit me te medhenj financiare. Ndersa, kundershtaret kryesore te pavaresise se Kosoves, Rusia dhe Serbia, kane me pak se 3 per qind te votave ne FMN dhe nuk e kane te drejten e vetos, si ne Keshillin e Sigurimit, ne Keshillin e Evropes dhe ne OSBE.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›