E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush vendos per aplikimin e ligjeve?

Nga Albana Isufi

EULEX-i thote se gjykatesit e pavarur kane te drejte qe vete te percaktojne se cfare ligjesh do aplikojne per raste te caktuara gjyqesore. Kjo mundesi hidhet poshte nga zyrtare te Qeverise, te cilet i kujtojne EULEX-it se duhet te zbatoje vetem ligjet e Republikes se Kosoves.

EULEX-i ka deklaruar se gjykatesit e ketij misioni mund te vendosin vete se cfare ligjesh do aplikojne per akecilin proces gjyqesor.

Rasti qe ka ngjallur debate eshte ai i procesit gjyqesor ne Gjykaten e Qarkut ne Mitrovice, ku po gjykohen dy serbe te akuzuar per plackitje te rende. Nje kolegj prej tre gjykatesish te misionit evropian po trajtojne rastin.

EULEX-i ka thene se po perdor Kodin Penal dhe ate te Procedures Penale ne kete rast. Por, ka zera qe thone se ne kete proces po perdoren rregulloret e UNMIK-ut ne vend te ligjeve kosovare.

Kjo ka ngritur dyshimin te subjektet opozitare ne Kosove, se EULEX-i po zbaton planin gjashtepikesh ne vendbanimet me shumice serbe. Nje mundesi te tille e mohon zedhenesja e EULEX-it, Karin Limdal.

"Nuk e di se ku i kane marre keto informacione. Nese i referohen rastit qe po trajtohet aktualisht ne gjykaten ne veri te Mitrovices, atje ende nuk eshte shpallur verdikti, keshtu qe mendoj se eshte e parakohshme qe te behen deklarata te tilla", thekson Limdal.

Misioni evropian per sundimin e ligjit ua le ne duar gjykatesve te ketij misioni qe te percaktojne vete se ne baze te cfare ligji do merret verdikti.

"Secili duhet ta prese verdiktin dhe te shohe se cilat ligje gjykatesi i pavarur do te zbatoje atje. E dini se gjykatesi kryesor eshte i pavarur dhe ne rastin e Mitrovices, ajo (gjykatesja) ka te drejte qe te marre vendim se cilin ligj do ta aplikoje, cili do te jete me i favorshem per te pandehurin", nenvizon Limdal.

Por, nje gje e tille eshte e papranueshme dhe cilesohet si hap qesharak per zyrtaret e Qeverise se Kosoves. Avokati Tome Gashi, qe eshte edhe keshilltar ligjor i kryeministrit, thote se ne Kushtetuten e Kosoves nuk eshte parapare asnje lloj, sic e quan, 'fontane deshirash' per aplikim te ligjeve.

"Ne secilin vend te botes gjyqtaret jane ata qe aplikojne ligje dhe jo te nxjerrin ligje. Kjo duhet te ndodhe edhe ne Kosove, qe ata detyrimisht te aplikojne vetem ligje te Republikes se Kosoves, ndersa as EULEX-it nuk i lejohet qe ai te deklaroje se gjyqtaret e tyre mund te aplikojne ligje qe ata i deshirojne".

"Ata kane aluduar ne mes te urdheresave apo rregulloreve te UNMIK-ut dhe ligjeve te Republikes se Kosoves. EULEX-i eshte mision ne Kosove dhe duhet detyrimisht t'i aplikoje vetem ligjet e Kosoves, po ashtu edhe Kushtetuten e Kosoves. Keshtu qe kjo eshte e obligueshme, e detyrueshme dhe vetem ne kete menyre EULEX-i mund te jete i deshiruar ne Kosove", tha Gashi.

Ne rastin konkret te procesit gjyqesor ne Mitrovice, Tome Gashi thote se EULEX-i nuk ka tjeter cka te aplikoje, pos Kodit Penal dhe ate te Procedures Penale.

"Ne lemin penal dhe ate te procedures penale per kete qe konkretisht po flasim, per gjyqtaret e EULEX-it ne Mitrovice, kjo lemi eshte mbuluar me ligje pozitive te Republikes se Kosoves, me Ligjin Penal dhe ate te Procedures Penale te Republikes se Kosoves. Keshtu qe aty me nuk vijne ne shprehje kurrfare rregulloresh te UNMIK-ut, apo te dikujt tjeter", sqaron Tome Gashi.

Juristet pohojne se rregulloret e UNMIK-ut mund te zbatohen vetem ne ato fusha, ku ende nuk jane zevendesuar me ligje qe burojne nga Kushtetuta e Kosoves.

Juristi Ismet Salihu ka qene nje nga perpiluesit e Kodit Penal dhe atij te Procedures Penale. Ai thote se jane keto kode ato qe domosdoshmerisht duhet t'i respektoje EULEX-i.

"Po me vjen mire qe kolegji i EULEX-it ka filluar dhe po zhvillon proceduren ne baze te Kodit Penal te Kosoves. Perndryshe, s'ka tjeter, nese do ta zbatonte ligjin penal te Jugosllavise, apo te Serbise, atehere do te bente shkeljen e ligjit. EULEX-i ka ardhur ne Kosove me mision qe ta instaloje ligjshmerine ne Kosove. Ne te kunderten, nese zbaton ligje tjera qe nuk jane ne fuqi ne Kosove, ben shkelje te ligjit", pohon Salihu.

Paqartesite ne lidhje me ligjet e aplikueshme nga ana e EULEX-it vijne si pasoje e mungeses se kornizes se qarte ligjore te misionit evropian.

Ky mision qe mbikeqyr policine, drejtesine dhe doganat, ka thene se eshte neutral karshi statusit dhe rrjedhimisht asnjehere nuk ka deklaruar se do te zbatoje Kushtetuten e vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›