E Diel, 1 Nëntor 2026

Denoncimi i shqiptaro-francezes: Policet me dhunuan dhe fyen

Gjirokaster- Nje 20-vjecare e martuar me nje shtetas francez, por e kthyer ne Gjirokaster prane familjes se saj prej fundvitit te kaluar, ka denoncuar uniformat blu te ketij rrethi per ushtrim te dhunes fizike dhe fyerje. Ngjarja ka ndodhur ne te lagjen "18 Shtatori" diten e djeshme, por perplasja e pare ka ndodhur me 23 shkurt, kur i eshte hequr per 6 muaj edhe leja e drejtimit te mjetit. Ndersa policia pretendon se ka qene pikerisht Mariola (Bonnet) Karagjozi qe ka fyer efektivin e qarkullimit dhe te grupit te gatshem, 20-vjecarja deklaroi se ceshtjen e ka depozituar ne Prokurorine e Rrethit. "Ne vitin 2006 une kam shkuar ne France. Aty jam njohur dhe kam lidhur martese me shtetasin francez David Bonnet. Me date 29 dhjetor kam hyre ne Shqiperi per pushime dhe diten e djeshme, ndersa drejtoja makinen time tip "BMW", me targa 6384VG33, me ka ndaluar nje efektiv qarkullimi dhe me pas grupi i gatshem, te cilet me fyen, rrahen se bashku me shoqen time dhe goditen me radio", thote Mariola per gazeten "KJ". Ajo vijon te shpjegoje se ngjarja ka ndodhur ne publik dhe e kane pare shume njerez, kurse policet e kane futur me force ne furgon dhe derguar ne komisariat, ku sipas pretendimeve te Marioles edhe jane tallur per disa ore. Nepermjet nje deklarate per mediat, mbremjen e djeshme ka reaguar edhe zedhenesi i policise vendore, Gentian Mullai, qe ka sqaruar se Mariola Karagjozi ka fyer policet me 23 shkurt, kur i eshte hequr dhe leja e drejtimit te mjetit pasi nuk kishte dokumente. "Shoqerimi eshte bere sepse Karagjozi, drejtonte mjetin pa lejen e drejtimit", perfundoi Mullai.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›