Mashtrim per nje vend pune
KAVAJE - I merr 50 mije leke qe te gjeje nje vend pune per nusen, por arrestohet per mashtrim. Policia e kryeqytetit beri te ditur gjate dites se djeshme se, nga efektivat e Kavajes, eshte bere ndalimi i Rrapush Memolles, 36 vjec, nga Rrogozhina. Nga burimet zyrtare eshte mesuar se, prangosja e tij eshte bere mbi bazen e nje kallezimi te nje qytetari, i cili ka bere kallezimin penal, pasi dyshohet se i ka marre me ane te mashtrimit shumen e parave prej 50 mije lekesh, me premtimin se do t'i rregullonte bashkeshorten ne pune. Por me marrjen e parave, ai nuk e ka mbajtur premtimin si dhe parate nuk i ka kthyer me. Nga burimet e policise eshte mesuar se, dosja me materialet i kane kaluar Prokurorise se Kavajes, per akuzen e "vjedhjes me ane te mashtrimit". A. C