Ministri Hyseni kerkon nje angazhim me te forte evropian per Kosoven
Nga Janis Papadimitriu/Strasburg/Vilma Filaj-Ballvora
Ishte nje vizite mes miqsh: Nje vit pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, Ministri i Jashtem kosovar Skender Hyseni kerkon nje angazhim me te forte evropian per vendin e tij. Ne Strazburg ai gjen mirekuptim per kete, ndonese ka edhe zera kritike. Kjo doli ne pah ne shkurt: ne nje rezolute Parlamenti Evropian vuri ne dukje "se ka nje permiresim te situates se sigurise ne Kosove". Megjithate deputetet kritikuan ashper korrupsionin dhe kriminalitetin. Verejtjet nga Strazburgu vleresohen me seriozitet, theksoi ministri i Jashtem i Kosoves:
"Rekomandimet e raportit jane per ne absolutisht te detyrueshme. Ne duam madje qe t´i veme ne jete te gjitha keto rekomandime, sepse ne e konsiderojme veten si pjese te Evropes, ndaj duhet te respektojme standardet evropiane. Korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar ndodhin ne te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor. Kosova nuk ben perjashtim, ndonese kuota e kriminalitetit ne Kosove eshte disi me e ulet se ne vende te tjera te rajonit."
Perspektiva evropiane eshte e rendesishme per njerezit ne Kosove. EULEX-i eshte misioni civil me i madh ne historine e BE-se dhe tani pason misionin e UNMIK-ut, per te ndihmuar ne ndertimin e strukturave civile. Por BE-ja eshte e percare: Pese nga gjithsej 27 vendet anetare nuk e kane njohur Kosoven. Ministri i Jashtem Hyseini eshte i qete dhe optimist, sipas tij njohja e perbashket nga te gjitha shtetet evropiane eshte vetem, ceshtje kohe:
"Une jam i sigurte, te gjitha vendet anetare te BE-se shume shpejt do ta njohin Kosoven. Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania nuk e kane njohur deri tani vendin tone, por une kam edhe lajme te mira: Te gjitha keto vende mbeshtesin misionin e BE-se, EULEX, ne Kosove. Pervec kesaj, pavaresisht mosnjohjes, disa nga keto vende do t´i njohin pasaportat e Kosoves. P.sh. me nje pasaporte te Republikes se Kosoves mund te udhetosh per ne Greqi."
Persa i perket sigurise, Republika e Kosoves konsideron se eshte ne rruge te drejte. Evropa do dhe duhet ta mbeshtese procesin e stabilizimit ne shtetin me te ri, per 15 muajt e ardhshem ndihma do te jete mbi 200 milione euro.