E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bashkepunim afatgjate mes Shqiperise e Gjermanise"

BERLIN - Bashkepunim afatgjate mes Shqiperise dhe Gjermanise ne te gjitha fushat. Ky ka qene konkluzioni i dale gjate takimit te zhvilluar dje mes kryeministrit Berisha dhe sekretarit Parlamentar ne Ministrine e Ekonomise dhe Teknologjise ne qeverine gjermane, Hartmut Shauerte. Ai, pasi vleresoi shume pozitivisht arritjet e shkelqyera te Shqiperise ne te gjitha fushat ekonomike, u shpreh se "ne e dime rendesine e vendit tuaj dhe te reformave qe ju keni ndermarre me sukses". Shauerte i uroi i shprehu kryeministrit vleresimin e tij me te larte per arritjet e shkelqyera te qeverise shqiptare ne ecurine e reformave ne te gjitha fushat, vecanerisht ato ekonomike. Ndersa kreu i ekzekutivit shqiptar, Berisha shprehu falenderimet dhe mirenjohjen e thelle per ndihmen e madhe dhe te gjithanshme ekonomike prej rreth 700 milion euro, me te larten per fryme, qe Gjermania i ka dhene Shqiperise ne keto vite. Ai tha se nuk ka vend tjeter qe te kete ndryshuar si Shqiperia dhe ne kete transformim rrenjesor Gjermania, me solidaritetin dhe ndihmen e saj, ka nje kontribut tejet te rendesishem. Ndersa Shauerte u shpreh se marredheniet politike mes dy vendeve jane te shkelqyera dhe ato ekonomike mjaft te mira, por qe duhen te intensifikohen, duke u nisur nga fakti se Shqiperia ka potenciale te medha ne shume fusha. "Duam te jemi prezent ne Ballkan dhe ne Shqiperi. Importet shqiptare ne Gjermani jane rritur me ritme te larta, me 33 per qind (ne vitin e fundit) dhe rruga e marredhenieve duhet te jete me dy kalime", deklaroi Shauerte, duke deklaruar dhe viziten brenda pak ditesh ne Shqiperi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›