E Diel, 1 Nëntor 2026

Minierat ne Shqiperi, BERZH starton me 6 milione euro investim ne Mirdite

TIRANE - Minierat shqiptare pritet te fillojne vitalizmin. BERZH po investon deri ne 6 milione euro per Tirex, nje kompani per eksplorimin e minierave, pjese e burses se aksioneve te TSX Venture Exchange (Bursa ne Kanada) dhe Frankfurt (Freiverkehr), per te ndihmuar programin e tyre per eksplorim dhe shpim ne rajonin e Mirdites, 70 km ne veri te kryeqytetit, Tiranes. Tirex eshte nje nga kompanite e para private te minierave per eksplorim ne Shqiperi. Rajoni i Mirdites ka 17 vende rezervash te zbuluara me pare qe permbajne nje shumellojshmeri metalesh ku perfshihen bakri, zinku, ari dhe argjendi. Rajoni gjithashtu krijon mundesi per te zbatuar teknika moderne eksplorimi per zbulimin e rezervave te reja dhe zhvillimin e metejshem te zonave ekzistuese te minierave. Investimi eshte i formes se nje kredie te konvertueshme, e cila mund te levrohet ne tre pjese te njejta. Konvertimi do te lidhet me cmimin e tregut te aksioneve te Tirex ne TSX Venture Exchange (Bursa ne Kanada) ne momentin e firmosjes se pjeses se pare te kredise dhe levrimit te pjeses se dyte dhe te trete. Projekti i eksplorimit drejtohet nga nje ekip me eksperience gjeologesh dhe topografesh kanadeze dhe shqiptare. Duke zbatuar teknologji te paperdorura me pare ne Shqiperi, Tirex po drejton nje eksplorim modern ne rajon qe nuk ishte zhvilluar me pare, ne standarde te larta. Fondi shtese do t'i jape mundesi Tirex-it te coje ne standarde nderkombetare rezervat minerale te identifikuara me pare si edhe te zhvilloje qendrat e reja te zbuluara gjate aktivitetit te eksplorimit te Tirex. "Ne investimin e saj te pare ne sektorin e burimeve natyrore ne Shqiperi, BERZH synon te siguroje nje investim ne sektorin privat qe sjell standardet me te larta te teknologjise ne industrine e nxjerrjes se mineraleve ne nje vend qe ka pare investime te limituara cilesore ne dhjetevjecarin e fundit" tha Daniel Berg, Drejtor i Zyres se BERZH ne Tirane.

Liberalizimi

Qeveria shqiptare ka liberalizuar ne maksimum dhenien e lejeve dhe ne licencave per sektorin minerar, duke rritur ndjeshem dhe interesin e biznesit te huaj per te investuar ne Shqiperi. Jane shume kompani qe merren me kerkimin dhe shfrytezimin e minierave, sidomos ne Bulqize, Puke, Kukes dhe Has. Tani dhe ne Mirdite.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›