Kamatat e larta? Rriten kreditë me probleme
Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë muajit gusht të këtij viti, kreditë me probleme arritën në nivelin 18%, duke shënuar një rritje të lehtë kundrejt muajit paraardhës.
Në kreditë me probleme përfshihen ato kredi që nuk paguhen për të paktën 3 muaj radhazi. Më tej, sipas vonesës në shlyerje, kreditë me probleme ndahen në kredi nën standarde, kredi të dyshimta dhe kredi të humbura. Pjesa më e madhe në portofolin e kredive me probleme përbëhet nga kreditë nën standarde, që janë ato me vonesë në shlyerje prej të paktën 3 muajsh.
Deri në fund të muajit Gusht, kjo kategori kishte vlerën e 46 miliardë lekëve, ose 8.9% të totalit të portofolit të kredisë. Kreditë e dyshimta, që janë me vonesë mbi 6 muaj, kishin vlerën e 20 miliardë lekëve, ose 4.9% e totalit. Gjithnjë sipas metodologjisë mbikëqyrëse, një kredi vlerësohet si e humbur nëse nuk paguhet për një vit kalendarik rresht. /Start/
2011-10-27 16:53