E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha tërheq vëmendjen për patentat

Sipas tij, një pjesë e këtyre aksidenteve vjen për shkak të marrjes së pamerituar të patentave nga ana e shoferëve.

“Jemi cilësuar si vend me numër të lartë aksidentesh, vend me numër të lartë aksidentesh, çka do të thotë duhet të bëjmë një përballje shumëplanëshe me këtë çështje shumë të dhimbshme”, theksoi Berisha. 

“Rigorozitet ndaj dokumentit të drejtimit. Ju do jepni modelin më serioz dhe ju do bëni të mundur që çdo qytetar i këtij vendi të marrë si dhe aftësitë më të merituara të marrjes së saj. Mbetet faza e testeve të patentës, atë kërkoj nga ju që të marrim shkollën më rigoroze dhe ta instalojmë. Investuat 1 milionë dollarë, por ndërtuat një sistem të shkëlqyer që lehtëson veprimtarinë e qytetarëve, tani kemi fazën e provave, ato duhet të jenë më serioze, se kanë të bëjnë me jetën, në një vend ku tradita e guidimit është e vogël dhe plus faktorët e tjerë na bëjnë ne vend me numër të lartë aksidentesh, duhet të bëjmë përballje shumëplanëshe me këtë çështje”, tha ai.

Teksa ka folur për qendrën e inauguruar, kryeministri u shpreh se ky është një hap me rëndësi për të luftuar korrupsionin. “Por vendosja e këtij sistemi përbën një kontribut të madh në luftën kundër korrupsionit. Instalimi i sistemit dixhital në zyrën tuaja shmang të gjitha trafiqet e automjeteve që përbëjnë një vepër të rëndë penale. Sot çdonjëri që disponon makinën e tij do ndjehet zot i saj, dhe ky sistem krijon të gjithë këto mundësi”, nënvizoi ai. Investimi prej 1 milion dollarësh synon krijimin e një sporteli të vetëm për dhënien e patentave.

“Këto janë shërbime të një rëndësie shumë të veçantë, së pari me sistemin dixhital që inaugurojmë sot qytetarët do përfitojnë shërbimet më të mira, më të shpejta dhe më transparente, disa prej të cilave online në kohë reale dhe kjo përbën arritje për çdo qytetar. Dixhitalizimi i të gjitha shërbimeve, arritje e madhe pëe të gjithë vendin. Dixhitalizimi përbën mundësi të madhe për të shmangur keqbërjen dhe trafiqet e automjeteve të cilat përbëjnë një vepër të rëndë penale”, tha Berisha. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-27 12:26
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›