Betohet deputetja e re

Pas shpalljes së fituesve në atë kohë, Paulina Hoxha, nuk kishte shpresuar se do të bëhej pjesë e Parlamentit, por një shkelje e Kushtetutës nga deputeti Ilir Beqja, i solli asaj në “derë” mandatin e deputetes.
Në seancën e sotme të Kuvendit, Paulina Hoxha bëri betimin si deputeti më i ri i Parlamentit të Shqipërisë. Kohë më parë, Gjykata Kushtetuese shpalli të paligjshëm mandatin e deputetit Ilir Beqja, pasi kishte marrë pjesë në një tender publik në Bashkinë e Durrësit, ndërkohë që kishte fituar mandatin në Kuvendin e Shqipërisë.
Pas largimit të tij, Paulina Hoxha ishte në radhë për të marrë mandatin për Qarkun e Shkodrës. /S.Ll/Start/
2011-10-27 12:36