E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli pret presidentin e Grupit të PPE-së

Duke vlerësuar eurodeputetin Volonte, si një mbështetës i vendosur i përpjekjeve të shqiptarëve në procesin e integrimit, kryetarja e Kuvendit e informoi atë për zhvillimet më të fundit në vend.

Ajo nënvizoi se Kuvendi vazhdon të ketë në rend të ditës plotësimin e 12 rekomandimeve; mazhoranca ka punuar dhe punon fort çdo ditë për ecurinë e reformave. Ndërkohë, që opozita për dy vjet, me taktikën e bllokimit, nuk voton ligjet me 3/5 e votave.

Eurodeputeti italian Volonte vlerësoi kontributin e rëndësishëm që Shqipëria jep për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ndërsa vlerësoi progresin dhe zhvillimin dinamik të saj. /Start/

                                                                                             2011-10-27 13:15
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›