Bashkëpunim me Gjermaninë në fushën e shëndetësisë
Gjatë takimit, Vasili vlerësoi traditën e komunikimit mes dy vendeve tona dhe u shpreh se "Shqipëria është e hapur për të mësuar nga eksperienca gjermane". Në takim u ra dakord që bashkëpunimi të nisë me projekte dypalëshe në trajnimet për mjekë dhe personelin mjekësor.
Përfaqësuesit gjermanë, pasi shprehën gatishmërinë për t’i dhënë jetë sa më shpejt projekteve, vlerësuan hapat e ndërmarra deri tani nga shëndetësia shqiptare. Palët në bisedime ranë dakord për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe në një kohë që shëndetësia shqiptare ka rritur kapacitetet e saj për të thithur më shumë projekte të përbashkëta.
Ky takim u mbajt në kuadër të vizitës së punës tre ditore në Shqipëri të ekipit gjerman, i cili ka zhvilluar disa takime pune të nivelit të lartë për diskutimin e vazhdimësisë dhe intensifikimit i marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve. Nesër, ekipi i Ministrisë Federale të Shëndetësisë Gjermane do të zhvillojë takime pune në Qëndrën Spitalore Universitare në Tiranë, ku do të diskutohet mbi binjakëzimin e saj me Gross Hadern Klinik (spitalin Universitar më të madh të Mynihut).