E Diel, 1 Nëntor 2026

"Bashkepunim me opoziten, por pa dale mbi gjykatat"

Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, i drejtoi dje deputetet e Partise Socialiste, qe te shkojne ne gjykate per pretendimin e tyre per hapjen e kutive te votimit, nepermjet miratimit te nje projektligji te posacem. Duke iu pergjigjur deputetit te PS-se, Gramoz Ruci me radhe, per propozimet e bera dhe se ia, i ka lene "topin ne dere" kryeministrit t'i jape zgjidhje, Berisha tha se ai kur ka qene i vogel ka pasur kale dhe eshte mesuar te jete kavalier, si dhe nuk ka c'te beje me topin. "Ju degjoj ne menyre te perseritur, te citoni nje vendim te gjykates, por 3 muaj me pare Gjykata Kushtetuese i tha legjislativit, se nuk mund te hetoje pushtetin vendor. Nuk heton sepse cenon autonomine e tyre dhe pse hetimi behej mbi fakte dhe dokumente. Vendimin nuk e vume ne diskutim. Pushteti gjyqesor eshte i pavarur", u kunderpergjigj Berisha. Megjithate, ai perseriti edhe njehere nga Kuvendi, me deputetet e PS-se perballe, se eshte e drejte e opozites te kerkoje garancite e saj me te medha per nje proces zgjedhor. Madje per kete ceshtje, Berisha theksoi se eshte dakord qe PS do te kete jo vetem veto, por edhe do te jete percaktuese ne te gjithe kuadrin ligjor elektoral. "Nese deshironi edhe sistemin zgjedhor le ta nderrojme, le te perdorim teknologjite me te larta. Ndonese ne procesin e numerimit ne realizuam nje gje qe se kishim bere deri me sot", tha kreu i qeverise, duke mos i diskutuar aspak ceshtjen e hapjes se kutive te votimit, dhe pa i dhene nje pergjigje konkrete Gramoz Rucit per kerkesat e bere. Duke u ndalur tek "kutia e Ruzhdies" ne Fier, Berisha tha se nuk mund te permendet nga PS, duke qene se ishin komisionaret socialiste ata te cilet qe ne mengjes te dites se zgjedhjeve moren vulen dhe iken. "Ju kishit 50 per qind te komisioneve. Po nese tre komisionere, porositen te braktisin qendren e votimit qe ne mengjes, cfare mund te them une per te", tha Berisha. Nga ana tjeter, Kryeministri pershendeti vendimin e opozites dhe grupit te saj parlamentar per te ardhur ne Kuvend, edhe pse pas gjashte muajsh. Ai u zotua se do ta garantoje opoziten per bashkepunim me te, ne respektim te te drejtave te saj dhe pushtetit qe ka. "Jemi ne koherat e nje procesi jetik dhe vendimtar per kete komb, te kape te ardhmen e tij. Jane reforma te shumta dhe te gjithanshme, qe presin kontributin e opozites, kritiken, oponencen dhe mbeshtetjen e saj", u shpreh kryeministri. Ai permendi bashkepunimet qe qeveria e tij ka bere me te majten sic ishte miratimi i Kodit Zgjedhor, apo reformat ne kuader te anetaresimit ne NATO. Ne kete kuader, Berisha shprehu besimin se se bashku me opoziten do ia dalin qe te meritojne vleresimet pozitive per te gjitha etapat e procesit te integrimit ne Bashkimin Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›