E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Do te jem e perkushtuar ndaj opozites

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha dje se propozimet e Partise Socialiste per nje ligj per hapjen e kutive te votimit, apo per amendimin e ligjit per Komisionet Hetimore, do te hyjne ne procedurat e Kuvendit. Si per ta zbutur disi qendrimin ndaj socialisteve, Topalli tha se propozimet do te diskutohen dhe shqyrtohen sipas procedures dhe Kushtetutes. Fjale keto te thena gjate kohes kur deputetet socialiste braktisen serish seancen plenare. "Do te doja ta kisha gabim, kur thashe se do te hyni dhe dilni serish", tha Topalli, duke iu pergjigjur keshtu Gramoz Rucit, i cili e akuzoi se ajo, u ka thene po dje nderkombetareve, se socialistet do te hyjne sa per te mos djegur mandatin e do te dalin serish. Pavaresisht tensionimit disi te situates ne Kuvend, kryetarja e Kuvendit tha ne celje te saj se e vlereson hyrjen e deputeteve socialiste ne Parlament. "Dua t'ju garantoj se tek une do te gjeni te gjitha hapesirat qe i takojne opozites ne Kuvend dhe njeriun qe perkushtohet ndaj opozites, pasi kam qene vete tete vite ne opozite", theksoi Topalli. Ajo lexoi formulen e betimit dhe nje e nga nje, priti qe deputetet socialiste te kryejne betimin ne baze te rregullores se Kuvendit. Madje Topalli u kishte vene ne tryeze te gjithe socialisteve, edhe fleten per perberjen e tyre edhe ne Komisionet Parlamentare te Kuvendit me shpresen se ata do te thyejne edhe kete bojkot. "Kam pasur gjithnje besimin dhe bindjen se koleget e mi socialiste, ne emer te interesit me te mire te qytetareve qe perfaqesojne, e te forces politike qe i perkasin do te merrnin vendimin qe moren mbreme, ne respekt te mandateve te tyre, por edhe si rrugen me te mire per te dhene kontributin e pazevendesueshem ne proceset integruese te vendit",-tha Topalli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›