Eagle Mobile me shumë surpriza në Shën Valentin
Minuta, një celular Samsung, MMS falas, të gjitha këto mund t’i përfitosh për këtë Shën Valentin, nëse je abonent i kompanisë Eagle Mobile. Të gjithë abonentët e rinj Eagle me parapagesë tani mund të përfitojnë 100 minuta shtesë falas brenda rrjetit EM për 7 ditë nga momenti i aktivizimit. Kjo paketë me parapagesë që kushton vetëm 400 lekë (me TVSH), përmban 300 lekë kohë bisede fillestare me TVSH dhe 100 SMS falas brenda rrjetit me vlefshmëri 6 mujore, si dhe 100 minuta falas brenda rrjetit me vlefshmëri një javë. Për çdo rimbushje prej 10,000 lekësh që do të bëjnë abonentët Eagle me parapagesë nga 11 shkurti 2010 deri (përfshirë) 11 mars 2010 do t’u jepet një celular Samsung C520 falas. Klientët do të njoftohen për të tërhequr dhuratën pas 11 mars 2010.
Abonentët Eagle tashmë mund të dërgojnë mesazhe MMS jo vetëm drejt numrave Eagle, por edhe në të gjithë numrat GSM (AMC) dhe ndërkombëtarë. Të gjithë numrat Eagle me parapagesë ose me kontratë kanë tashmë mundësinë të ndajnë me miqtë e tyre jo vetëm brenda rrjetit të saj GSM kombëtarë (AMC) dhe ndërkombëtarë, duke u dërguar fotografi të dashurve të tyre apo familjes kudo që ndodhen. Vetëm me 36 lekë (me TVSH) tashmë mund të dërgoni MMS drejt numrave kombëtarë GSM (AMC), ndërkohë që një MMS drejt numrave ndërkombëtarë kushton 80 lekë (me TVSH). Për të aktivizuar këtë shërbim në celularin tuaj mund të dërgoni një SMS në numrin 1515 me tekst “MMS (modeli i celularit tuaj)”, si për shembull “MMS Nokia”.
Paketa Fiks Cel tani ka tashmë 400 lekë kohë bisede fillestare me TVSH, me vlefshmëri 6-mujore, 100 minuta falas brenda rrjetit me 7 ditë vlefshmëri dhe gjithçka përfitohet që nga momenti i aktivizimit të kartës SIM. Pas regjistrimit në ofertë gjithashtu përfitojnë SMS falas pa fund si dhe 30 MMS. Regjistrimi si për abonentët e Eagle me parapagesë ashtu dhe për ata me kontratë bëhet duke dërguar një SMS drejt kodit 55577, ndërkohë që tarifa e regjistrimit është 40 lekë (pa TVSH).