Transportet, skorie dhe kripë në rrugët e bllokuara
Akset rrugore në të gjithë vendin janë në mbikëqyrje të vazhdueshme nga specialistët e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Burime zyrtare nga
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit thanë dje se si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës, në pjesën veriore, verilindore dhe lindore të vendit janë shkaktuar herë pas here bllokime të përkohshme të rrugëve. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në bashkëpunim me drejtoritë rajonale të rrugëve në qarqe ka qenë dhe janë në gatishmëri të plotë për zhbllokimin e tyre me borëpastrues skorie dhe kripë.
Por në disa segmente kalimi është i mundur vetëm me zinxhirë.
Kalohet me zinxhirë në aksin Qafë-Mali - Shllak dhe Qafë-Mali - Fierzë; në
aksin Kukës - Shishtavec; në aksin Rrëshen - Kurbnesh dhe Rrëshen - Qafë-Benjë; në Qafë-Kërrabë, në Qafë të Llogorasë dhe në Qafështamë. Ndërsa janë të bllokuara nga dëbora akset: Fushë-Arrëz - Iballë; Kukës - Shishtavec qarkullohet me zinxhirë në 5 km e fundit; Ostren i Vogël - Klejn - Steblevë, Kurbnesh - Lurë, trashësia e borës kalon 2 km dhe Dajt - Qafë-Mollë. Deri dje në mbrëmje, hyrja e autostradës Fier - Lushnjë ka qenë e bllokuar si pasojë e ujërave te kthesa në Vajkan dhe është e kalueshme vetëm për mjetet e mëdha, ndërkohë që kalimi për veturat është bërë nga rruga e vjetër.