Bashkëpunim mes postës shqiptare dhe italiane
02/03/2009 Presidenti i Postës Italiane, Masimo Sarmi, do të nënshkruajë në Tiranë memorandumin
TIRANE- Me ftesë të Drejtorit të përgjithshëm të Postës Shqiptare do të mbërrijë sot në vendin tonë Presidenti i Postës Italiane z. Masimo Sarmi. Kjo është e para vizitë e nivelit të lartë e një drejtuesi të postës së shtetit fqinj në Shqipëri. Zoti Sarmi do të vijë i shoqëruar nga stafi i tij dhe do të vijojë për dy ditë përkatësisht në datat 2 dhe 3 mars do të ketë një sërë vizitash me zyrtarë të lartë të Qeverisë shqiptare përfshi dhe Kryeministrin Berisha. Qëllimi i vizitës së tij në vendin tonë do të jetë njohja më nga afër e nevojave që ka Posta Shqiptare dhe kontributin që ajo mund të marrë nga Posta Italiane.
Vizita
Mbërritja e z. Sarmi në aeroportin e Rinasit do të jetë rreth orës 12:00 ku do të startojë me takimet zyrtare. Fillimisht presidenti i Postës Italiane do të takojë ministrit e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, për të vijuar Sokol Olldashi, monistër i MPPTT si dhe Kryeministrin Sali Berisha, si dhe duke përfunduar takimet zyrtare me ministrin e Punëve të Jashtme Lulzim Basha. Po sot z. Sarmi do të vizitojë ambientet e filialit të Tranzit –Shpërndarësit dhe filialin e Transportit për ta përfunduar me një vizitë në muzeun arkeologjik të Durrësit. Mëngjesin e nesërm do të ketë një takim ku do prezantohen arritjet e Postës Shqiptare në Drejtorinë e Përgjithshme të kësaj kompanie. Më tej evenimenti do të vazhdojë me konferencën e përbashkët për shtyp në ambientet Hotel Tirana International me praninë e z. Sarmi dhe z. Gorea si dhe do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Postës Italiane dhe Postës Shqiptare ku dhe do t’i jepet titulli “Mik Nderi i Postës Shqiptare” z. Sarmi. Rreth mesditës Presidenti i Postës Italiane do të largohet nga Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër e delegacionit të Postës Italiane do të qëndrojë në Shqipëri për të vijuar takimet. Znj. Coratella dhe z. Ragosa do të vijojnë vizitën në ambientet e punës së drejtorisë së teknologjisë dhe informacionit.