E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkepunim nderkombetar kunder krimit

Tirane - Perkrahje dhe bashkepunim te panderprere per asgjesimin e lidhjeve kriminale te krimit transnacional dhe nderkombetar, ka qene kryefjala e takimeve te shumta te zhvilluara midis delegacionit shqiptar te kryesuar nga zv. ministri i Brendshem, Gent Strazimiri dhe homologeve nga vende te ndryshme te botes, gjate punimeve te Asamblese se 77-te te Interpolit zhvilluar ne Shen Peterburg te Rusise. zv. ministri i Brendshem Strazimiri dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise, Ahmet Prenci, kane zhvilluar takime intensive me homologet e tyre, duke synuar intensifikimin e marredhenieve, shkembimin e informacionit ne menyre sa me te shpejte, reagimin e menjehershem e pa hezitim ne rrafshin operacional ndaj kerkesave reciproke. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›