Feith: Tani serbet propozimin duhet ta lexojne me vemendje
Perfaqesuesi i larte i Bashkimit Evropian ne Kosove, Piter Feith, ka pershendetur zgjedhjen qe ka bere komisioni i Oslos per cmimin Nobel per paqen kete vit. "Erdhi pak me vonese, por eshte shenje e mirenjohjes per perpjekjet qe presidenti Ahtisaari ka bere per paqen dhe stabilitetin ne bote", deklaroi Feith, i cili e njeh ish-Presidentin e Finlandes, qe nga koha e angazhimit te tij per paqen ne rajonin e Aceh ne Indonezi. Edhe qeveria gjermane e ka pershendetur perzgjedhjen e ketij viti per cmimin Nobel per paqen. "Ky lajm u prit me gezim nga qeveria gjermane", tha zedhenesi i qeverise gjermane Thomas Steg ne konferencen e shtypit dhe theksoi se evropianet e cmojne Ahtisaarin per angazhimin e tij per paqen. Ministri shtetit Gernot Erler u shpreh paksa i befasuar. "Por eshte nje befasi e bukur, sepse Ahtisaari jo vetem qe ka dhene nje ndihmese per statusin e Kosoves, por ai ka kohe qe ndermjeteson ne planin nderkombetar dhe ky eshte nje shperblim per veprimtarine e gjithe jetes se tij ne ndermjetesimin e paqes", vleresoi Erler. Veton Surroi, qe ne Berlin sapo kishte ardhur nga Helsinki, ku ishte takuar me Ahtisaarin, eshte i gezuar per kete lajm. "Ai jo vetem qe e meriton me angazhimin e tij, por per ne eshte shume i rendesishem, sepse ky propozim mban edhe kete mirenjohje te madhe nderkombetare", u shpreh Surroi. Eksperti i Evropes juglindore, Franc Lothar Altmann, parashikon kontroversa mbas ketij lajmi. "Serbia dhe Rusia do te protestojne dhe do ta quajne nje vendim tipik te shteteve perendimore", sqaroi Lothar. Dhe pikerisht njeri nga perfaqesuesit e serbeve te Kosoves, Oliver Ivanovic, nuk eshte dakord me perzgjedhjen. "E prisja, por jam i zhgenjyer", tha ai. Sipas tij, ai vertete beri nje pune te mire, por kjo pune ishte vetem per shqiptaret e Kosoves. Piter Feith shpreson, qe edhe serbet e Kosoves tani do ta kuptojme qe plani i Ahtisaarit eshte i mire per ta. "Tani qe ata e dine qe propozimi eshte bere nga nje nobelist ndoshta ata do ta lexojne edhe njehere me vemendje", theksoi zyrtari i larte i BE-se.