E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet ne Tirane makina e vjedhur ne France

TIRANE - Gjendet ne Tirane, nje Renault i vjedhur ne France. Policia e kryeqytetit tha gjate dites se djeshme se, nga specialistet e seksionit Kunder Trafiqeve, eshte bere bllokimi i automjetit veture tip "Renault Megane", me targa TR 1346 G. Burimet e policise thane se, sekuestrimi i ketij mjeti eshte kryer pasi nga verifikimi i bere ne sistem, ka rezultuar se ky automjet eshte i vjedhur ne France, me date 20 shtator 2007. Po ashtu rezultoi se ky automjet ka hyre ne Shqiperi nepermjet Pikes se kalimit Kufitar te Hanit te Hotit, nga nje shtetas francez, cili nuk eshte ndaluar. Policia tha se ka kontaktuar me autoritetet franceze, per te nisur hetimet ndaj personi qe ka sjelle makinen. Pas kesaj, dosja hetimor i ka kaluar Prokurorise, per vepren penale te "Trafikimit te mjeteve motorike". A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›