E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bariu donte te me vriste me tritol"

Sarande- Tentativa per te vrare pronarin eshte kthyer ne nje vetevrasje per 40 vjecarin nga Elbasani qe kerkonte pagen e muajve te fundit. Policia zbulon dinamiken e ngjarjes, mban ne gjendje arresti te plagosurin dhe ndalon kolegun e tij qe e pajisi me 300 gr eksploziv. Gazeta ka mundur te siguroje detajet e ngjarjes, rrefimin e pronarit dhe te vete te plagosurit Xhezair Hysa.

Ngjarja

Kur ora kishte shkuar 21:30, ne sheshin para agjencise se udhetimit te pasagjereve, qe nisen gjate nates per ne Tirane, Xhezair Hysi, 40 vjec, nga qyteti i Elbasanit, baba i dy femijeve, pasi kishte udhetuar me pronarin per disa ore, eshte perpjekur t'i bente atentat me tritol per ta vrare. Ngjarja qe ka ndodhur gjate oreve te vona te se enjtes, ka pasur zanafillen kohe me pare, pas sherrit mes bariut, pronarit Hasan B., dhe vellait te ketij te fundit, te cilet e kishin pajtuar Hysin, per ruajtjen e lopeve te tyre ne kullotat e Kakomese. Pasi u ka kerkuar pagen e muajve qe kishte punuar dhe pronaret nuk ia kishin dhene, ne ate moment bariu eshte revoltuar dhe kishte planifikuar t'i merrte leket duke u bere presion. "Me jepni parate, ndryshe do vrase njerin nga ju", ka kercenuar ai pasi ka hipur ne automjetin e Feruz B., vellait te fermerit, gjate udhetimit per ne qytetin e Sarandes. Para mberritjes, te dy kane qendruar prane nje lokali, ku bariu ka pire nje birre dhe me pas Feruzi i ka kerkuar te bisedojne. Hysi sipas hetimit dhe rrefimit se te demtuarve, kishte kerkuar gjate rruges qe te ndizte fijen e nje pakoje qe mbante me vete.

Pronari

"Une, sqaroi Feruzi ne polici, nuk e dija se cfare ishte pakoja dhe cfare kishte brenda saj, por Xhezairi ishte i tensionuar gjate rruges. Me pas kuptova se ishte nje sasi dinamiti e cila mund te hidhte ne ere jo vetem ne te dy, por edhe automjetin me te cilin udhetonim". Kur ka pare se bariu 40 vjecar kishte qellime dashakeqese, ai ka braktisur mjetin furgon ne qender te sheshit te agjencise, duke shpetuar dhe jeten. "Largimi nga automjeti me shpejtesi me ka shpetuar jeten. Duke vrapuar Xhezairi, me eshte afruar duke bertitur, "do te vrase, ose leket, ose koken", por nuk ka mundur te hedh dinamitin mbi mua, ndersa degjova brenda disa sekondave nje shperthim te fuqishem. Dinamiti me nje peshe 300 gram i shpertheu ne dore", rrefen Feruzi me tej.

Bariu

Ne pavijonin e urgjences ku eshte derguar menjehere pas shperthimit, edhe pse ne gjendje te rende, bariu 40 vjecar ka thene se nuk eshte fajtor dhe se kjo qe ka ndodhur eshte per arsye te mospagimit. Ai ka mberritur ne urgjence ne situate te rende shendetesore, me humbje te theksuara te gjakut dhe menjehere i eshte nenshtruar nje terapie intensive dhe derguar ne salle te operacionit. Petrit Bushati, shefi i sektorit te policise kriminale dhe Leonard Muka, shefi i Policise se Rendit, thone se plagosja eshte e rende, por ende nuk eshte sqaruar e gjithe ngjarja. Por edhe pse ne situate te rende per jeten, i plagosuri nga shperthimi i dinamitit, thote se nuk ndihet fajtor dhe se ky ishte nje aksident. Policia ka marre ne pyetje edhe koleget e tjere te 40 vjecarit si dhe ka kryer kontrolle ne disa prej staneve, per armatim e municion.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›