Droga e "Blirit", pranga te katertit
Shkoder- Operacioni i koduar "Bliri" con ne pranga edhe nje person te katert te akuzuar per prodhim dhe shitje te bimeve narkotike ne malesine e Shkodres. Smajl Kurtaj, 24 vjec, eshte identifikuar si i dyshuari i trete qe ndihmohej nga agjenti i antidroges, Shpetim Guri, per te rritur dhe trafikuar kanabis sativen e mbjelle ne zonen e Ures se Shtrenjte. Ndalimi i te riut eshte bere mengjesin e dites se djeshme, ndersa konfirmohet se atij i jane kapur dy thase me 13 kg hashash te sapo vjele dhe te bere gati per shitje. Burime zyrtare deklaruan se ky operacion do te vijoje edhe ditet e ardhshme, pasi dyshohet se rrjeti i personave te ndihmuar nga oficeri eshte me i madh.
Arrestimi
Per ndalimin e 24 vjecarit Smajl Kurtaj, Prokuroria e Shkodres kishte leshuar nje urdher-arresti per akuzen e "prodhimit dhe shitjes se bimeve narkotike". I dyshuari ishte identifikuar si pjese e rrjetit te mbrojtur nga oficeri 34 vjecar i antidroges se policise vendore pergjate muajve te fundit. Per kete qellim ishin kryer nje sere pergjimesh te telefonatave mes personave te perfshire ne rrjet dhe me pas u detajua operacioni i koduar "Bliri". Ne te moren pjese edhe agjente te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, qe i vune prangat kolegut te tyre Shpetim Guri mesditen e se enjtes. Kurse mengjesin e dites se djeshme eshte bere edhe ndalimi i 24 vjecarit Kurtaj. Dy dite me pare ishin ndaluar edhe dy persona te tjere, banues po ne fshatin Ura e Shtrenjte e komunes Postribe te Shkodres. Policia kishte arrestuar vellane e Smajlit, Fatjon Kurtaj dhe Clirim Fikajn, po nen te njejten akuze. Gjate marrjes ne pyetje te dyshuarit nuk kane pranuar akuzat e ngritura, ndersa oficeri ka pretenduar se ishte pjese e planit te tij per operacionin.
Droga
Policia e Shkodres ka bere te ditur se ndalimi i Smajl Kurtajt u be pasi gjate kontrollit te ushtruar ne afersi te baneses se tij, nga ana e Seksionit te Luftes Kunder Droges ne Shkoder, u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale dy thase te mbushur me 13 kg bime narkotike. Droga ka qene ne gjendje te thate, me ere karakteristike te kanabis sativa, qe dyshohet te jete e 24 vjecarit nga zona e Postribes dhe vellait te tij, Fatjon Kurtaj, i ndaluar dy dite me pare, per vepren penale te "kultivimit te lendeve narkotike", si rezultat i operacionit "Bliri". Pas aksionit ne fshatrat e zones se Postribes, policia ka siguruar informacione se cilet ishin poseduesit e parcelave ku ishte kultivuar kanabis. Menjehere agjentet e SHKB-se kane nisur hetimin rreth shmangies se operacioneve te policise ne kete komune. Rreth dy muaj me pas, rezultoi se efektivi i Sektorit te Antidroges, Shpetim Guri, ishte i dyshuari qe kishte favorizuar kultivimin e 7 mije rrenjeve kanabis sativa nga Fatjon e Smajl Kurtaj dhe Ndricim Fikaj. Sot pritet qe kater te dyshuarit te dalin ne gjykate per masen e sigurise per akuzat e "shperdorimit te detyres" dhe "prodhim e shitje te lendeve narkotike".
Rudina Llazari