Parcela pa pronare, pak te arrestuar
Me mijera rrenje kanbis jane asgjesuar qe nga muaji maj i ketij viti, por policia nuk ka pasur me shume se disa te arrestuar. Efektivet blu te Shkodres ndermorren aksione te herepashershme per zbulimin dhe asgjesimin e bimeve narkotike te kultivuara ne zonat me problematike te ketij rrethi, si Postriba dhe Shkreli. Dyshimet rane tek oficeri Shpetim Guri. Sipas hetimeve, ai kishte lene te padenoncuar faktin se Fatjon e Smajl Kurtaj dhe Ndricim Fikaj, nga fshati Ura e Shtrenjte, kishin kultivuar hashash ne tokat ne afersi te banesave te tyre. Pohohet qe Guri ka shmangur qellimisht nderhyrjen e forcave policore ne kete fshat, per asgjesimin e parcelave te mbjella me kanabis sativa. Fale informacioneve te siguruara ne rruge operative, uniformat kane mesyre ne fshatrat e komunes se Postribes, perfshire ketu dhe fshatin Ura e Shtrenjte. Per policine e Shkodres mbetet problem, kultivimi i bimeve narkotike ne toka qe jane pa pronare.