E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolli ne stane, pranga bariut me 5 kg tritol

Burime policore thane dje per gazeten se bariu kishte blere nga Kristo Dhimerti, i cili ka nje tufe bagetish, ne Kako Qefal ku edhe jeton, nje sasi prej 300 gram tritol, te cilin e kishte fshehur ne kasolle. Po dje eshte bere dhe ndalimi i shokut te tij per mbajtje te armeve luftarake, pasi i jane bllokuar dy arme, nje automatik "Kallashnikov" dhe nje arme gjahu. Me pas kete tritol Xhezair Hysa e kishte mbeshtjell dhe maskuar per te mos rene ne sy te pronareve. Pasi ka kembengulur edhe njehere qe te merrte pagen e prapambetur dhe kjo i eshte refuzuar me arsyetimin se do te paguhej me vone, ka menduar ta zgjidhi gjithcka ne nje rruge tjeter. Pas deklarates se ku e kishte blere tritolin, policia ka shkuar ne fshatin e bariut tjeter Kristo Dhimerti dhe pasi ka kontrolluar ne stan e banese, ka gjetur sasi te medha tritoli, kapsollash si dhe nje automatik qe e mbante pa leje, por edhe arme gjahu me leje. Ne keto kushte policia ka arrestuar te dyshuarin si shites. Burime zyrtare thane se sasia ka qene e madhe dhe eshte bllokuar per t'u peshuar, ndersa besohet se arrin deri ne 4 apo 5 kg. Pasi eshte bindur se Dhimertika ne eshte bashke autor ne ngjarje, policia ka vendosur qe te mbaje ne qeli dhe te dergoje dosjen ne prokurori edhe per te. Po mbreme jane marre serish ne pyetje dy pronaret e te demtuarit, qe kane dhene shpjegime per ngjarjen ne fjale, ndersa mesohet se Hysa sherbente si bari prej tre fitesh ne kete familje. Policia e regjistroi ngjarjen si nje "tentative vrasje" dhe "mbajtje pa leje te armeve luftarake", ndersa po kryen hetime edhe per rrethanat e tentatives per vetevrasje. Bariu qe po trajtohet nga mjeket ne spitalin e Sarandes gjendet nen arrest.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›