Bashkëpunim për ndihmë juridike për qytetarët

Shpesh herë pranë institucionit të Avokatit të Popullit janë paraqitur ndër të tjera, edhe kërkesa që janë jashtë funksioneve apo kompetencave të parashikuara në legjislacionin që rregullon veprimtarinë e këtij institucioni.
Kërkesa nga individë apo grupe shoqërore, të cilët për shkak të pamundësisë financiare të ndjekjes së çështjes individualisht, apo edhe për kompleksitetin që ajo paraqet, kërkojnë që institucioni ynë t’i ndihmojë dhe asistojë në ndjekjen e procedurave administrative apo gjyqësore të tyre. Kërkesa të këtij lloji janë orientuar prej nesh për tu drejtuar pranë autoritetit shtetëror përgjegjës, Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike. Në fjalën e tij, i pranishëm në takim, zv/ministri i Drejtësisë, Ermal Dobi përshëndeti këtë nismë të institucionit të Avokatit të Popullit dhe Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike dhe u shpreh se ndihma e Ministrisë së Drejtësisë për qytetarët do të jetë gjithnjë e pakursyer.
Avokati i Popullit u shpreh se memorandumi i nënshkruar është një ndihmë shumë e madhe që u jepet qytetarëve në nevojë për të përballuar proceset gjyqësore. “Është një gamë e gjerë njerëzish që nuk arrijnë të kenë akses në drejtësi.
Në këtë kuptim ndihma është shumë konkrete dhe bashkëpunimi mes Avokatit të Popullit dhe Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike është shumë i rëndësishëm”- shtoi z.Totozani. Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike, Blegina Kodra, falënderoi z.Totozani për këtë bashkëpunim të menjëhershëm. Zj.Kodra e vlerësoi rolin e Avokatit të Popullit për kontributin e pakursyer përsa u përket shtresave në nevojë.
“Të gjithë njerëzit duhet të kenë akses në sistemin e drejtësisë. Do e shihni që ky bashkëpunim do japë rezultate shumë të mira, në një kohë shumë të shkurtër”- u shpreh zj. Kodra. Memorandumi i nënshkruar parashikon bashkërendim në dhënien e shërbimit të këshillimit, si dhe të paraqitjes para organeve administrative shtetërore. /Start/
2012-06-08 14:27