Bashkëpunim për të garantuar sundimin e ligjit
Lideri i LSI, Ilir Meta takon Presidentin e Republikës, Bujar Nishani
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Socialiste, Ilir Meta zhvilloi një takim dje në mesdite me presidentin e vendit, Bujar Nishani. Takimi nisi rreth orës 12:30 minuta në Presidencë dhe zgjati pak më shumë se 30 minuta. Në mbyllje të takimit, Meta shprehu kënaqësi për takimin me presidentin. Sipas Metës, ky takim kishte si diskutim bashkëpunimin e mëtejshëm, forcimin e institucioneve dhe realizimin reformave me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE. “Ishte një kënaqësi për t’u takuar me presidentin dhe për të ndarë vlerësimet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit që t’i shërbejmë të gjithë përgjegjësie të përbashkët për të forcuar institucionet, sundimin e ligjit në vend, për të ngritur funksionimin e institucioneve të pavarura dhe për të bashkërenduar punët në funksion të reformave që i japin vendit statusin e vendit kandidat”- tha Meta.