Nishani: KLD institucion i pavarur, sulmet politike të pabaza – reforma e gjyqësorit do të vazhdojë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë miraton kandidaturat për strukturat bazike të Gjykatës Administrative si dhe për plotësimin e 7 vendeve vakante në Gjykatën e Apelit të Tiranës
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani deklaroi se reforma në sistemin e drejtësisë do të vazhdojë, pavarësisht nga sulmet politike. Ai deklaroi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë është një institucion kushtetues që përbëhet nga profesionistë. Sulmet në adresë të KLD të bëra nga eksponentë të PS se në këtë institucion po emërohen njerëz të besuar të PD,kanë sjellë reagimin e Presidentit Bujar Nishani. Gjatë mbledhjes së KLD,kryetari i këtij institucioni Nishani i ka quajtur këto deklarata si të pabaza dhe se ky këshill vazhdon të funksionojë i pavarur në përputhje me kushtetutën, pavarësisht rotacionit politik. “Dua ta shfrytëzoj këtë mbledhje për të vlerësuar punën e deritanishme të KLD. Ndalem në këtë çështje për një fakt që ka të bëjë me akuza të pabaza. KLD është institucion i lartë kushtetues, i pavarur që mbështet tërë veprimtarinë e tij te Kushtetuta, ligji dhe personaliteti i anëtareve të tij, dominohet nga gjyqtarët e Shqipërisë. KLD funksionimin e tij nuk e lidh me mazhorancat politike ” theksoi ai. Si kryetar i Këshillit, Nishani shprehu vlerësimin ndaj punës së bërë deri më tani, ndërsa inkurajoi anëtarët e KLD për të vijuar me këtë ritëm në respekt të ekzistencës dhe funksionimit të institucioneve të pavarura. “Unë si kryetar i këtij këshilli, jam krenar deri tani lidhur me punën dhe qëndrimin e ashpër ndaj gjyqtarëve të denoncuar për akte korruptive. Ky këshill për herë të parë solli një model të promovimeve të gjyqtarëve jo të bazuar tek shantazhet politike dhe modelit të miqve dhe shokëve, por mbi bazën e vlerësimit. Ju ftoj të qëndroni në këtë pozicion. Dua t’ju inkurajoj për të vazhduar punën në respekt të ekzistencës dhe funksionimit të institucioneve të pavarura, duke ofruar atë çfarë ju mbartni si personalitete të fushës dhe përgjegjësisë që keni ndaj opinionit për të vendosur standarde që do jenë të pakthyeshme në kohët që do të vinë në të ardhmen. Jam i bindur se duke qenë të hapur, transparent në të gjithë veprimtarinë tuaj ndaj opinionit dhe trupës së gjyqtarëve do t’i bëni nder opinionit dhe vetë gjyqtarëve”, u shpreh Nishani. Gjatë mbledhjes KLD miratoi ne parim me vota unanime edhe projektligjin për rregulloren e brendshme te këtij Këshilli. Për KLD kjo ka qenë një ditë e gjatë pasi qeveria e drejtësisë në vend ka miratuar dhe 7 emrat për vendet vakante në gjykatën e Apelit të Tiranës. Kështu ky këshill i ka propozuar Presidentit të Republikës për dekretim këta emra: Mria Qirjazi, Ilir Mustafaj, Ervin Metalla, Agim Bendo, Ervin Metalla, Fatmira Hajdari dhe Ridvan Hado. Ndërkohë që KLD miratoi edhe 16 emrat që do të jenë gjykatës në gjykatën Administrative.
Për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë:
1. Afërdita Maho
2. Arbena Ahmeti
3. Avni Sejdi
4. Bernina Kondi
5. Bezart Kaçkini
6. Elda Vrioni
7. Elvana Çiçolli
8. Emiljano Ruli
9. Enerjeta Shehaj
10. Erarbër Madhi
11. Eriol Roshi
12. Gentian Hamiti
13. Gentian Medja
14. Gentiana Muçaj
15. Nafije Curri
16. Selvie Gjoçaj
Për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës:
1. Bari Shyti
2. Elidon Papazisi
3. Genci Sinjari
Për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë:
1. Etleva Gjamo
2. Sokol Ibi
Për Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër:
1. Valbona Durraj
Për vendet e mbetura pa u plotësuar në gjykatat administrative të shkallës së parë, Këshilli vendosi unanimisht përcaktimin e një afati të ri brenda të cilit konkurrentët fitues të testimit të paraqesin kërkesë të re. Ky afat do të përfundojë në orën 16.00 të datës 10 korrik 2013. Më tej mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe votimin e kandidaturave për gjyqtarë, për plotësimin e 7 (shtatë) vendeve vakant, në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash, vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtarëve të mëposhtëm:
1. Agim Bendo
2. Ervin Metalla
3. Fatmira Hajdari
4. Ilir Mustafaj
5. Marie Qirjazi
6. Ridvan Hado
7. Shkëlqim Mustafa
Me propozim të disa anëtarëve të tij, Këshilli miratoi komandimin si kryetar të Gjykatës së Apelit Gjirokastër të z. Dritan Banushi dhe vendosi të shpallë vakant vendin e kryetarit të kësaj gjykate. Këshilli, në mbështetje të ligjit Nr.8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar dhe të Vendimit Nr.193/2, datë 11.05.2006 "Sistemi i Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve", i ndryshuar, pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, miratoi aktet e Vlerësimit Profesional dhe Etik për 11 (Njëmbëdhjetë) gjyqtarët e mëposhtëm:
- Erarbër Madhi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
- Etleva Gjamo, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
- Afërdita Lika Maho, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
- Olsi Xhavella, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
- Hektor Sinani, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
- Enkelejda Doda, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë
- Klodiana Gjyzari, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
- Nazmi Troka, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat
- Arqile Basho, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
- Herila Çela, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
- Blerta Çibuku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.