“Bashkëpunim për të luftuar korrupsionin”
Presidenti Bamir Topi tha dje në fjalën e mbajtur në forumin e Krans Montanës, se qeveria shqiptare është e angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe po bashkëpunon me vendet e rajonit në këtë drejtim. Sipas tij “Të ndërgjegjshëm se ky fenomen është rajonal dhe global, ne e kemi shtrirë bashkëpunimin me vendet e Evropës Juglindore në thellim të punës me strukturat e agjencive informative të sigurisë, strukturat e policisë e Prokurorisë së vendeve të rajonit. Po ashtu kemi marrë masa për menaxhimin e integruar të kufijve, monitorim të transaksioneve financiare të dyshimta, evidentim dhe goditje të formave të korrupsionit”, u shpreh Topi.