E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i dritave, Prifti: E vendos vetëm ERE

 

Enti Rregullator i Energjisë është institucioni që do të vendosë se sa do të rritet çmimi i energjisë elektrike për vitin e ardhshëm. Ky ka qenë reagimi i ministrit të Energjetikës Dritan Prifti pas akuzave të ngritura nga Partia Socialiste. Sipas tij, nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike qeveria shqiptare ka caktuar si kontingjencë në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, një shumë prej 2 miliardë lekë si subvencion për familjet në nevojë për të kompensuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Gjatë deklaratës së tij ministri ka reaguar edhe për procesin e privatizimit të operatorit të sistemit të shpërndarjes. Prifti u shpreh se lidhur me procesin e privatizimit të kompanisë OSSH ka qenë edhe vetë kritik më parë për shkak të mungesës së informacionit, por tashmë që ai zotëron të gjithë informacionin e nevojshëm, ai e vlerëson këtë privatizim si më të suksesshmin të Qeverisë shqiptare. Kompania çeke CEZ, e cila bleu OSSH-në, është një kompani prestigjioze. Këtë kontratë privatizimi e kanë mbështetur edhe institucione ndërkombëtare si Banka Botërore, qeveria amerikane nëpërmjet USAID dhe IFC, theksoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›