E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata: Per David Braun, i njejti trup gjykues

Tirane - Gjykata e Tiranes ka rrezuar dje kerkesen e paraqitur nga britaniku David Braun, i cili pretendon se trupi gjykues eshte i njeanshem. Por, sipas vendimit te djeshem te gjyqtares Fatmira Hajdari, ky pretendim eshte i padrejte, pasi duhet te ishte bere ne momentet e para te nisjes se gjykimit, kur edhe jane paraqitur kerkesat paraprake, ndaj kjo ka cuar edhe ne rrezimin e pretendimeve. I pandehuri Braun akuzohet se ne bashkepunim me Robin Arnolds e Dino Kristodoulu, kane abuzuar seksualisht me disa te mitur, te cilet strehoheshin ne qendren "Femijet e tij", e drejtuar nga 56-vjecari. Femijet kane pranuar dhunen fizike dhe abuzimin seksual nga i pandehuri, madje duke dhene detaje ne deshmite e tyre rreth ketij fakti. Deshmite e disa te miturve jane marre me video-konference, me qellim per te evituar presionin psikologjik mbi ta nga ballafaqimi me te pandehurin, kurse Braun ka deklaruar se eshte impotent.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›