E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka zhvilluar dje një takim rajonal në Kukës me homologun e tij të Republikës së Kosovës, Hashim Rexhepi, me të cilin diskutoi për rritjen e bashkëpunimit në sistemin bankar mes të dy vendeve. Në të, merrnin pjesë kryetari i Bashkisë së Kukësit dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor, përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Gjok Uldedaj, kryetari i Komunës së Prizrenit, etj. Gjatë fjalës së tij Fullani bëri një paraqitje të shpejtë të zgjerimit gjeografik dhe shtimit të shërbimeve të sistemit bankar shqiptar. Nga ana tjetër ai theksoi: “Ne si institucion, kemi marrë një sërë masash për të rritur kujdesin në drejtim të stabilitetit të sistemit bankar. Zhvillimi i vrullshëm i sistemit bankar dhe rritja e konkurrencës kanë rritur domosdoshmërinë për marrjen e masave konkrete nga ana e Bankës së Shqipërisë për disiplinimin më të mirë të sistemit bankar në drejtim të vlerësimit të rreziqeve që lidhen me kredinë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›