E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunimi rajonal, i rëndësishëm për në BE”

 

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, tha dje se bashkëpunimi rajonal u provua se ishte i rëndësishëm në integrimin e plotë të këtyre vendeve në BE. Gjatë një fjale të mbajtur në forumin e Kransmontanës të zhvilluar në Sarajevë, ajo deklaroi se “ky bashkëpunim, i shprehur në fillimet e tij në termat e kondicionalitetit me qëllim përafrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane, me kalimin e kohës, rezultoi si një instrument i fuqishëm dhe i pazëvendësueshëm, jo vetëm për arsyen që ishte krijuar, por në përgjithësi në procesin e integrimit të plotë të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian”, tha Bregu. Në mënyrë specifike, ministrja Bregu u ndal në rolin e Shqipërisë jo vetëm si faktor i pazëvendësueshëm i stabilitetit dhe paqes në rajon, por edhe si partner i qenësishëm në çdo projekt konkret të këtij bashkëpunimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›