E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uilson: Rrisni kohëzgjatjen e dënimeve të kriminelëve

 

Fraser Uilson, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, bëri thirrje dje për forcimin e dënimeve ndaj kriminelëve të dënuar dhe sekuestrimin e pasurive të tyre. Gjatë një fjale të mbajtur të organizuar nga Forumi për Demokraci dhe Etikë, Uilson deklaroi se, “jeta e shoqërisë shqiptare duhet të bëhet më e lehtë dhe më pak e ndikuar nga presioni i elementeve kriminalë dhe korruptivë. Kjo s’do të thotë investigime më të mira dhe më shumë arrestime, por edhe më shumë dënime. Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha shoqëritë tona, krimi i dëmton rëndë ato. Ne duhet të rrisim kohëzgjatjen e dënimeve për kriminelët që burgosen dhe të konfiskojmë pasuritë e tyre, në mënyrë që kur ata të dalin nga burgu, të mos mund të përdorin asete që i kanë përfituar në mënyrë kriminale”. Uilson u shpreh gjithashtu se  palët politike duhet të jenë të matura në diskursin publik dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për zbatimin e reformave. “Opozita gjithashtu duhet të luajë rolin e saj. Politikanët e të gjitha krahëve duhet të punojnë bashkërisht për zbatimin e reformave të nevojshme për integrimin e vendit, pasi ato janë në interes të vendit. Debati politik dhe kompeticoni mes opozitës dhe qeverisë është i padiskutueshëm në një sistem demokratik. Por ai duhet të zhvillohet brenda roleve të lojës, me maturi dhe transparencë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›